Ligji për Prokurorinë diskutohet këtë sesion
14/12/2008 Vendim i Konferencës së Kryetarëve
Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbyllë këtë sesion parlamentar një sërë projektligjesh shumë të rëndësishme për reformat në vend. Në kalendarin e fundit të këtij sesioni në mbledhjen e saj të fundit Konferenca e Kryetarëve ka futur në rend të ditës shqyrtimin e projektligjit të miratuar para pak ditësh nga qeveria “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”. Projekti i ri shfuqizon nenin që parashikonte imunitet për prokurorët, si dhe parashikon kufizime të tjera të pushtetit të kreut të organit të akuzës. Projektligji ka sanksionuar afatin prej 5 vjetësh të qëndrimit në detyrë të prokurorit të përgjithshëm. Nisma sqaron se kryeprokurori pas përfundimit të mandatit ka të drejtë riemërimi në të njëjtin pozicion ose në vendin e mëparshëm, ose në një vend të barasvlershëm me vendim e mëparshëm. Mirëpo nëse shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, për shkelje të rënda ligjore ose akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij, ai nuk e përfiton këtë të drejtë.