E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli:Akti ndaj Ahmetit,qeveria të reagojë për fajtorët

Zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli u shpreh në një konferencë për shtyp së PS-ja solidarizohet me Drejtorin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti dhe familjes së tij pas aktit brutal ndaj mjetit të tij. Sipas Kodhelit ky akt ka një domethënie të qartë për qeverinë, e cila duhet të reagojë energjikisht për të kapur fajtorët, por edhe për qytetarët e këtij vendi që askush nuk është i sigurt në këtë vend ku gjithshkush është i kërcënuar nga pasiguria e jetës, e punës, e rrugës. Ky është jo vetëm një tjetër rast në fillin e rasteve të përditshme të dhunës e pasigurisë, por edhe një rast vecanërisht flagrant për të reflektuar mbi nevojën e ndryshimit e madh që na duhet u shpreh Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›