PS ’91 ngre këshillin zonal në Dajt
14/12/2008 Konsolidimi i partisë
Dy muaj pas krijimit të saj dhe vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, partia PS ’91 ka filluar konsolidimin e strukturave të saj në kryeqytet. Ka qenë komuna e Dajtit, ajo që ka shënuar edhe takimin e parë të partisë më të re të spektrit të majtë, ku është konsoliduar këshilli zonal. Gjatë aktivitetit të mbajtur me këtë rast, kryetari i kësaj partie, Petro Koçi, ka theksuar se ky formacion politik nuk është një aventurë, por është një nismë që mbështetet mbi vlerat më të mira të socialistëve ndër vite. “Roli i PS ‘91 në ndryshimet kushtetuese dhe në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor tregoi nevojën e një opozite të vërtetë në Shqipëri, pjesë e së cilës do të jetë edhe partia socialiste PS ‘91”, theksoi Koçi gjatë fjalës së tij mbajtur para përkrahësve të PS ’91 në komunën e Dajtit. Kjo forcë politike, më e reja deri tani në spektrin politik të politikës shqiptare, pritet të hyjë në garën e ardhshme elektorale, që pritet të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm, si një forcë e majtë politike, përkrah partive të mëdha politike PD-PS.