Ministri i Drejtësisë, të drejtë për masë disiplinore ndaj kryeprokurorit
14/12/2008 Qeveria merr në dorë projektligjin për Prokurorinë e Përgjithshme
Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në qeveri projektligjin i cili bën ndryshime ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”. Projektligji ka sanksionuar afatin prej 5 vjetësh të qëndrimit në detyrë të Prokurorit të Përgjithshëm. Nisma sqaron se kryeprokurori pas përfundimit të mandatit ka të drejtë riemërimi në të njëjtin pozicion, ose në vendin e mëparshëm, ose në një vend të barazvlefshëm me vendim e mëparshëm. Mirëpo, nëse shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, për shkelje të rënda ligjore ose akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndës pozitën dhe figurën e kryeprokurorit, ai nuk përfiton këtë të drejtë. Po ashtu në këtë nisëm është shfuqizuar tërësisht neni 36, i cili parashikonte imunitetin e prokurorëve. Në këtë nisëm parashikohen kufizimet që i bëhen pushtetit të prokurorit më të lartë. Kështu, prokurori refuzon përmbushjen e urdhrit ose udhëzimit që është haptazi në kundërshtim me ligjin, në çdo rast të mbështetur në ligj dhe në prova. Sipas këtij ndryshimi, në rast refuzimi, drejtuesi i prokurorisë ose prokurori më i lartë që ka dhënë urdhrin ose udhëzimit, ka të drejtë të zëvendësojë prokurorin që refuzon, duke procedura personalisht ose duke ia ngarkuar ushtrimin e ndjekjes penale një prokurori tjetër. Me përjashtim, thuhet në këtë nisëm, të rasteve haptazi në kundërshtim me ligjin, nuk përbëjnë objekt refuzimi vendimet e marra në rrugë hierarkike në zbatim të ligjit procedural penal dhe urdhrat e udhëzimet e nxjerra nga Prokurori i Përgjithshëm.
Procedimi ndaj kryeprokurorit
Projektligji i jep të drejtën ministrit Drejtësisë të paraqesë në Kuvend, të paktën një herë në vit një raport me shkrim për inspektimet e kryera nga dikasteri që drejton. Ky raport përmban të dhëna të përgjithshme për çështje të ndryshme. Nga ana e tij kryeprokurori ka të drejtë të paraqesë në Kuvend mendimin e tij në lidhje me raportin e ministrit të Drejtësisë. Por, nisma sanksionon faktin se “mbi bazën e rezultateve të kontrollit ministri i Drejtësisë, kur është rasti, paraqet rekomandim për marrje disiplinore Prokurorit të Përgjithshëm”. Nga ana e tij, kryeprokurori ka të drejtë të shqyrtojë rekomandimin dhe vendos në lidhje me të. Ndërkohë, rekomandimi për procedim disiplinor dhe përgjigja e Prokurorit të Përgjithshëm i njoftohen Presidentit të Republikës.
Konflikti interesit
Nisma e propozuar nga Ministria e Drejtësisë sqaron se në rast se drejtuesi gjendet në konflikt interesi informon me shkrim kryeprokurorin. Nga ana e tij kreu i organit të akuzës, kryesisht me shkresë vendos me shkrim mbi përjashtimin e drejtuesit nga procedura e dhënies së urdhrave dhe udhëzimeve drejtuesit në konflikt interesi. Në këtë vendim kryeprokurori cakton nëse dhe në ç’pjesë kanë vlerë veprimet e kryera mbi bazën e urdhërave dhe udhëzimeve të dhënave më parë nga drejtuesi në konflikt interesi. Projektligji saktëson se “në rastin kur Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet nxjerrja e një urdhri apo dhënia e një udhëzimi në një procedim në të cilin ai është në konflikt interesi, atëherë ai deklaron me shkrim gjendjen e konfliktit të interesit dhe njofton prokurorin që i ka kërkuar nxjerrjen e urdhrit apo dhënien e udhëzimit. Në këtë rast, urdhri apo udhëzimi nxirret nga prokurori më i vjetër në detyrë, drejtor në strukturën e Prokurorit të Përgjithshëm”.
Ndryshimet e propozuara
Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme janë prokurorë më të lartë se prokurorët e prokurorive pranë gjykatave të apelit dhe prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë.
Prokurorët e prokurorive pranë gjykatave të apelit, në gjykimet e çështjeve të apeluara që kanë në juridiksion, janë prokurorë më të lartë se prokurorët e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë, të cilët i përkasin atij juridiksioni.
Prokurorët pranë gjykatave të shkallës së parë, sipas kompetencës lëndore dhe tokësore, janë prokurorë të nivelit të parë në prokurori.
Prokurorët, drejtues të drejtorive në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtues të prokurorive pranë gjykatave të apelit dhe drejtues të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë, janë prokurorë më të lartë se prokurorët në strukturat përkatëse, ku ata ushtrojnë funksionet.
Prokurori i Përgjithshëm drejton organin e Prokurorisë dhe ndihmohet nga drejtuesit e strukturave në Prokurorinë e Përgjithshme.
Prokuroritë pranë gjykatave të apeleve drejtohen nga drejtues i Prokurorisë së Apelit, i ndihmuar nga zëvendësi i tij.
Prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, drejtohen nga drejtues i Prokurorisë, i ndihmuar nga zëvendësi dhe përgjegjësit e sektorëve, aty ku ka të tillë.
Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve me përvojë pune jo më pak se 10 vjet në sistemin e drejtësisë dhe shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale.
Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë për 5 vjet, me të drejtë emërimi.
Paga e Prokurorit të Përgjithshëm është e barabartë me pagën e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga 7 anëtarë, ku bëjnë pjesë 6 prokurorë dhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë. Në mbledhje mund të marrë pjesë një përfaqësues i Presidentit të Republikës.
Këshilli i Prokurorisë organizon konkursin për prokuror dhe i jep mendim Prokurorit të Përgjithshëm për emërimet e prokurorëve në detyrë, shkarkimin e tyre, si dhe çdo nismë tjetër në natyrë disiplinore.
Këshilli i Prokurorisë shqyrton vlerësimin e punës së prokurorëve dhe i paraqet për miratim Prokurorit të Përgjithshëm raportin e vlerësimit përfundimtar të aftësive profesionale të prokurorëve. I jep mendim Prokurorit të Përgjithshëm për ngritjen në detyrë të prokurorëve, transferimin (lëvizje paralele ose ndryshime të ngjashme), si dhe kandidaturat e drejtuesve të prokurorive dhe zëvendësit e tyre, duke paraqitur mendimin e tij për kandidatët pas procedurës së konkurrimit të tyre.
Me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti i Republikës mund të emërojë në prokuroritë e shkallës së parë deri në 10% të numrit të përgjithshëm të prokurorëve.
Transferimi i prokurorit nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tij, përveç kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të prokurorisë. Transferimi i prokurorit mund të bëhet vetëm në të njëjtin nivel prokurorie. Kur për nevoja të riorganizimit transferimi i prokurorit shoqërohet me ulje në nivel prokurorie, ai trajtohet me pagën që kishte.
Ngritja në detyrë e prokurorit bëhet bazuar në kritere të njohura dhe objektive, si meritat dhe eksperienca.
Prokurori pezullohet nga ushtrimi i detyrës kur ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim me dashje, të kryer ose të mbetur në tentativë, për të cilin ligji cakton dënim me burgim jo më të ulët në maksimum se 5 vjet.
Drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë, drejtuesi i prokurorisë pranë gjykatës së apelit dhe drejtuesi i hallkave të strukturës në Prokurorinë e Përgjithshme emërohen nga Prokurori i Përgjithshëm, në bazë të konkurrimit me dokumente.
Drejtuesit sipas niveleve të prokurorive largohen nga detyra e drejtuesit: kur jep dorëheqjen; kur janë rastet e largimit të prokurorit; kur është në pamundësi fizike të ushtrimit të detyrës për më shumë se 3 muaj. Largimi apo shkarkimi i drejtuesit nga detyra, sipas niveleve të prokurorisë bëhet me urdhër të arsyetuar të Prokurorit të Përgjithshëm.
Kundër masës disiplinore “shkarkim nga detyra”, prokurori mund të bëj ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa prokurori pranë kësaj gjykate në Gjykatën e Apelit më të afërt. Kur gjykata çmon se shkarkimi nga detyra është i pabazuar në ligj, ajo vendos t’i japë prokurorit, nëse është e nevojshme një shpërblim të drejtë.
Për vlerësimin e punës së prokurorit Drejtoria e Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore kryen inspektimin e planifikuar jo më pak se një herë në tre vjet.
Në rastet kur një prokuror bën kërkesë për ngritje në detyrë, transferim ose në një pozicion tjetër, duhet të bëhet një vlerësim i ri, përveç kur vlerësimi i fundit është bërë brenda 6 muajve të fundit. Prokurori duhet të njihet me vlerësimin që i është bërë.
Sugjerimet e OPDAT dhe EURALIUS
Ka një nevojë reale për një Zëvendës Prokuror të Përgjithshëm, i cili do të ndihmojë Prokurorin e Përgjithshëm në administrimin e përditshëm të zyrës.
Është e nevojshme të rishikohen dhe përmirësohen dispozitat aktuale të Kodit të Procedurës Penale, në mënyrë që të vendosen procedura të qarta dhe të njëjta për heqjen dorë dhe zëvendësimin e të gjithë prokurorëve, duke hequr kufizimet për zëvendësimin.
Është e nevojshme të parashikohen në ligjin “Për Prokurorinë” rregulla të përgjithshme (etike) për shmangien e ndikimeve të padrejta për të gjithë prokurorët, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm.
Prokurori i Përgjithshëm duhet të heqë dorë nëse ka një interes në një çështje të caktuar.
Është e papranueshme dhe e panevojshme të deklarohet se mos heqja dorë e Prokurorit të Përgjithshëm në një rast konflikti interesi është shkelje e ligjit.
Të shtohet neni ku prokurorët të detyrohen që të veprojnë pa paragjykime dh ndikime të padrejta.
Të bëhet e qartë se Prokurori i Përgjithshëm nuk inspekton, po mund të urdhërojë inspektime.
Një shkelje eventuale e detyrimit të Prokurorit të Përgjithshëm për të deklaruar konfliktin e interesit nuk duhet të përcaktohet në ligj.
Varianti i Ministrisë së Drejtësisë për të kufizuar kompensimin e prokurorit deri në një vit të pagës nuk mund të jetë proporcionale në të gjitha rastet, veçanërisht në rastin kur ky person ka punuar tashmë për një kohë shumë të gjatë si prokuror. Duhet t’i lihet gjykatës të vendosë për shpërblimin.
Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe EURALIUS komentojnë projektligjin
Është i nevojshëm ekzistenca e Zv/kryeprokurorit
Ministria e Drejtësisë në hartimin e projektligjit për organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme ka pasur asistencën e Misionit OPDAT nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Misioni Evropian i Asistencës për Sistemin Shqiptar të Drejtësisë (EURALIUS). OPDAT në raportin e tij mbështet qëndrimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë për një Prokuror të Përgjithshëm të fortë dhe të pavarur, që zbaton ligjet pa pasur parasysh qëndrimet politike apo ndikime të tjera, çka është thelbësor për zhvillimin e vazhdueshëm demokratik të Shqipërisë. Sipas OPDAT, ndryshimet në ligj janë delikate nga pikëpamja teknike e politike dhe duhet të bëhen me kujdes të madh, në mënyrë që t ruhet pushteti dhe pavarësia e nevojshme e Prokurorisë. OPDAT nënvizon nevojshëm e ekzistencës së një Zëvendësprokurori të Përgjithshëm, i cili do të mund të marrë kompetencat që do t’i delegohen nga Prokurori i Përgjithshëm. Sipas OPDAT një pozicion i tillë do të sillte ndër të tjera qëndrueshmëri zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Aktualisht kryeprokurori delegon këto kompetenca tek drejtorë të ndryshëm në kohë të ndryshme. Për OPDAT qëllimi i zëvendësit është të ndihmojë kryeprokurorin dhe jo të përballet apo ta kufizojë atë si drejtues i dytë i zyrës. OPDAT mendon se është e nevojshme që të parashikohen në ligj rregulla të përgjithshme për shmangien e ndikimeve të padrejta për të gjithë prokurorët, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm. Misioni sugjeron shtimin e një neni, sipas të cilit prokurorët detyrohen që të veprojnë pa paragjykime dhe ndikime të padrejta. OPDAT vlerëson si të drejtë dërgimin në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë e një raporti me shkrim mbi përfundimet e inskenimeve dhe që lejon kryeprokurorin të përgjigjet. Nga ana e tij EURALIUS thekson se sistemi i drejtësisë penale luan rol kyç në ruajtjen e shtetit të së drejtës. Misioni nuk shprehet dakord me detyrimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të deklaruar konfliktin e interesit dhe për pasojë nuk duhet përcaktuar në ligj. EURALIUS thotë se rritja e organizimit dhe funksionimit të zyrës së prokurorit është një nga detyrat themelore të qeverisë shqiptare porsa i përket përmirësimit të sistemit të drejtësisë penale.
Përse një zv/kryeprokuror
OPDAT mendon si të nevojshëm që Prokurori i Përgjithshëm në Shqipëri të ketë një zëvendës. Sipas ekspertëve amerikanë Prokurori i Përgjithshëm mund të delegojë kompetencat e tek zëvendësi i tij. Kjo do të sillte disa përparësi. OPDAT mendon se eksitenca e zv/kryeprokurorit do të mundësonte qëndrueshmërinë e përfaqësimit të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, i cili aktualisht delegon kompetencat tek drejtorë të ndryshëm. Po ashtu do të sillte edhe dijeninë e organeve të tjera dhe publikut për faktin se kush e përfaqëson zyrën kure kryeprokurori mungon, do të jepte ndihmë kryeprokurorit në administrimin e zyrës. Po ashtu zv/kryeprokurori do të shmangte mbingarkesën e punës së drejtorëve kur kreu i institucionit mungon.
Kreu i qeverisë Sali Berisha vlerëson projektligjit për Prokurorinë
Opozita të bëjë vërejtjet e sugjerimet dhe ta miratojmë bashkërisht
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar angazhimin e opozitës në shqyrtimin e projektligjit, i cili sjell ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”. Duke vlerësuar nismën ligjore të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, shefi i ekzekutivit ka theksuar se opozita duhet të paraqesë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, për të kaluar më pas në miratim të projektligjit me një frymë konsensuale. “Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje opozitës që këtë draft ta shqyrtojë, të bëjë vërejtjet e veta, të paraqesë mendimet, sugjerimet dhe ta miratojmë bashkërisht”, ka - deklaruar Kryeministri Berisha. Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe debatet politike të pak kohëve më parë në lidhje me këtë nismë ligjore. Për kreun e qeverisë organi i akuzës duhet të vazhdojë ekzistencën e tij si një institucion i pavarur dhe kjo duhet të jetë objektiv dhe interes i gjithë klasës politike, në mazhoranca dhe opozitë. “Pavarësisht nga përpjekjet për politizimin e këtij institucioni, opozita aq sa qeveria duhet të jetë e interesuar për një institucion të pavarur akuze në variantin për të cilin ka një dakortësi të plotë”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha. Në vlerësimet e tij ndaj projektligjit ai tha se drafti i përmbahet një modeli që ka ekzistuar prej 18 vitesh dhe pavarësisht ndryshimit të qeverive, krijon garancitë e pavarësisë së tij. “Ky model që është në vazhdimësinë e një modeli që ka ekzistuar këtu prej 18 vitesh, pavarësisht nga ndryshimet e qeverive, krijon të gjitha garancitë e pavarësisë së tij nga ekzekutivi sikundër të gjitha garancitë e varësisë së tij nga ligji, e përgjegjshmërisë së tij para ligjit. Shpresoj që opozita të shohë në këtë institucion, domosdoshmërinë e pavarësisë dhe funksionimit të tij, sipas ligjit, si interesi më i mirë i opozitës, qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Ndaj dhe unë shpresoj që të arrijmë në një lloj mirëkuptimi”, - theksoi ai. Berisha nënvizoi se ky projektligj i rëndësishëm, është fryt i një bashkëpunimi të gjatë shumë mujor midis institucioneve dhe një ekspertize të shkëlqyer të dy misioneve që asistojnë institucionet e vendit në fushën e ligjeve, EURALIUS dhe OPDAT.