PS:Vendimet e qeverisë,pa fuqi juridike

Partia Socialiste me anë të Ylli Manjanit ka denoncuar publikisht një skandal tjetër që sipas PS-së lidhet me korrupsionin e rrugës Durrës-Kukës. Sipas Manjanit si i pandehuri Lulzim Basha nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër rreken të justifikojnë korrupsionin e tyre galopant në procedurat e ndjekura për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. "Ne kemi verifikuar të gjitha fletoret zyrtare të vitit 2006 (vit në të cilin pretendohet se janë marrë të gjitha vendimet e qeverisë për ndërtimin e kësaj rruge) dhe rezulton se tre nga katër vendimet e pretenduara nuk janë të botuara në fletoret zyrtare. Botimi i këtyre vendimeve lidhet drejtpërdrejt me fuqinë juridike të vetë akteve. Kjo do të thotë se vendimet e qeverisë që nuk botohen në fletoret zyrtare nuk kanë asnjë vlerë juridike. Ato janë juridikisht janë zero, nul dhe të paqena. Si të tilla këto vendime kanë qenë dhe mbeten të pazbatueshme.