E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Të mos votohet ligji i dosjeve

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një konferencë për shtyp i bëri apel maxhorancës që mos ta votojnë ligjin e dosjeve sot në Kuvend. Rama tha se opozita ështe e gatshme të ulet në tryeza bisedime dhe është gati për konsensus dhe bashkëpunim për një ligj europian dhe në shërbim të shoqërisë. Gjithashtu Kryetari Rama hodhi akuza ndaj Kryeministrit Berisha duke e quajtur gënjeshtar për arritjet e qeverisë dhe se po vepron kundër ligjit si bajraktar i pandrequr komunist. Sipas Ramës, Berisah kërkon të shkatërrojë pushtetin gjyqësor me hapjen e dosjeve duke mbyllur dosjet e tjera për mbrojten e njerëzve të tij nga drejtësia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›