Surpriza e re e “Eagle”: Kush flet shumë, mbetet pa gjumë!
Numri me fat për të gjithë abonentët riniring dhe me parapagesë në “Eagle Mobile” do të jetë 7-a. Në prag të Vitit të Ri 2009, “Eagle” vjen me një tjetër surprizë. Abonentët me parapagesë dhe ata riniring në “Eagle” do të mund të flasin falas që nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit me të gjithë numrat brenda “Eagle Mobile”. Me këtë ofertë të veçantë, abonentët riniring do të kenë mundësi të lidhen me miqtë, shokët e të afërmit e tyre për t’u uruar festat e fundvitit. Po ashtu në këtë fundvit, të gjithë abonentët riniring dhe ata me parapagesë do të flasin me vetëm 25 lekë për minutë me të gjithë abonentët e kompanive të tjera celulare, tarifë kjo e paparë deri më sot. Ata mund të flasin me këtë tarifë 24 orë në ditë, deri në përmbyllje të fushatës. Periudha e vlefshmërisë së ofertës do të jetë nga data 15 Dhjetor 2008 deri në një afat të papërcaktuar. Për të përfituar nga oferta, çdo abonent riniring ose me parapagesë standarde duhet të kryejë rimbushje gjatë kësaj periudhe me karta rimbushëse (500, 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë). Edhe në qoftë se abonenti ka kredit të mjaftueshëm, ai duhet të bëjë të paktën një rimbushje gjatë kësaj periudhe, për t’u bërë pjesë e ofertës. Krahas kësaj, abonentët riniring në “Eagle Mobile” do të kenë mundësinë më 31 dhjetor të fitojnë dhuratat e tyre nga fushata promocionale e Vitit të Ri siç është bërë e ditur më parë. 100 abonentë riniring do të fitojnë nga një kompjuter portabël (laptop HP 550) secili së bashku me “Eagle USB Modem” dhe një vit lidhje falas në internet. Po ashtu, 260 pjesëmarrës në fushatë do të mund të fitojnë nga një telefon celular (10 Samsung SGH780 dhe 250 Samsung C520). Viti i ri 2009 do të fillojë mbarë për 2009 abonentë të tjerë riniring që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili, për t’i përdorur ato gjatë muajit janar.
Kompania PRONET sjell në Tiranë teknologjinë për bizneset
PRONET, një kompani që vjen nga Kosova së bashku me “Microsoft Albania”, do të organizojë për herë të parë në Shqipëri prezantimin për bizneset kryesore shqiptare rreth zgjidhjeve për rritjen dhe optimizimin e aktivitetit të shoqërive tregtare, shoqërive prodhuese dhe shoqërive të shërbimeve. Ky event organizohet në datën 17 dhjetor në Tiranë. Tematika e këtij eventi do të jetë: “Microsoft Dynamics Navision” (NAV) – platforma bazë për zgjidhje ERP (Enterprise Resource Planning) me qëllim rritjen e efikasitetit të kompanive në menaxhimin ditor të burimeve, proceseve, operacioneve dhe financave. Prezantim për Zgjidhjet Konkrete, si Pika të Shitjes (POS – Point of Sale), Shitja mobile (Terminalet e dorës/ mobil), Distribucioni i Produkteve/Shërbimeve (komunikim mobile nëpërmjet GSM/GPRS/WiFi) etj. Ky aktivitet ofron për drejtuesit e kompanive mundësinë për t’u informuar: rreth rritjes së efikasitetit të biznesit, uljes së kostove, kontrollit të aktiviteteve të biznesit, raportimit dhe pasqyrimit të veprimtarisë financiare/operacionale të kompanisë. Mos humbisni gjithashtu rastin për të takuar edhe folur me ekspertë të kësaj fushe. Bëhuni edhe ju pjesë e “Microsoft Dynamics NAV Day” në Tiranë duke rezervuar datën 17 dhjetor në axhendën tuaj.