E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama - Barbier premtohet bashkepunim ne luften kunder krimit te organizuar

Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise znj. Ina Rama zhvilloi dje nje takim me delegacionin e Keshillit te Larte te Drejtesise se Frances me z. Jean Pierre Dreno anetar i formacionit kompetent per prokuroret brenda CSM dhe z. Luc Barbier anetar i formacionit kompetent per gjyqtaret. Znj. Rama vleresoi marredheniet e mira qe ekzistojne midis institucioneve te te dyja vendeve duke shprehur bindjen qe bashkepunimi ne fusha te vecanta te rritet me tej. Duke bere nje pasqyre te punes ajo verejti se Prokuroria e Republikes se Shqiperise eshte nje institucion i pavarur sipas Kushtetutes se vendit dhe me tej dha nje panorame te sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Njekohesisht znj. Ina Rama shtjelloi edhe prioritetet ne punen e Prokurorise se Pergjithshme duke evidentuar luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Z. Jean Pierre Dreno u interesua per punen e organit te akuzes ne lufte kunder kriminalitetit si dhe per marredheniet midis prokurorise gjykatave dhe pushtetit ekzekutiv. Duke vleresuar punen e prokurorise ai u shpreh i gatshem per nje bashkepunim me te ngushte ne fushen e hetimeve lidhur me krimin e organizuar trafikun e paligjshem dhe ate te pastrimit te parave. Nga ana e saj prokurorja e Pergjithshme znj. Ina Rama e vleresoi kete takim si nje mundesi per vendosjen ne terma konkrete te bashkepunimit duke theksuar se arritjet e institucionit jane mbeshtetur dhe ne seriozitetin e marredhenieve me partneret nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›