Ligji për sigurimin suplementar të ushtarakëve, MF: Ligji vendos barazi sociale
Tirane, 14 dhjetor, NOA – Kur opozita braktisi sot mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Sigurise ku u diskutua dhe u miratua vetem me votat e deputeteve te maxhorances akti normativ "Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te te gjitha kategorive” i cilesuar nga deputete te opozites si antikushtetues e antisocial, e nderkohe qe kryetari i Partise Socialiste gjate nje takimi me ish-ushtarake akuzoi qeverine se po mohon te drejtat e ushtarakeve duke shkelur vendimet e gjykatave lidhur me pensionet e parakohshme te tyre, ministria e Financave ne nje deklarate per shtyp sqaron se “Ligji qe eshte çuar ne parlament permes aktit normativ, prek interesat e vetem 7400 ish- ushtarakeve nga 540 mije pensioniste, qe aktualisht trajtohen me page pleqerie ne Republiken e Shqiperise, dhe synon te vendose drejtesi sociale dhe trajtim te barabarte para ligjit per sa i takon trajtimit te shtetasve shqiptare. Ne kete kontekst MF-ve, thekson se zhurma qe ben kryetari i PS-se per trajtimin e ish-ushtarakeve me pension te posaçem eshte thjesht demagogji politike, pasi PS ne 8 vite qeverisje nuk guxoi te merrte persiper miratimin e nje ligji te tille, ndaj dhe e miratoi ate kur po largohej nga pushteti ne muajin maj te viti 2005.
Sipas MF-ve pensionet suplementare, nuk jane nje kontribut i paguar nga te punesuarit, por eshte nje fond i alokuar nga Buxheti i shtetit per trajtimin preferencial te ish ushtarakeve te dale ne pension te parakohshem.
Duke lexuar vendimin e Gjykates Kushtetuese vetem 7400 persona, perfitonin nje shume prej 1.2 miliarde leke ne vit, nderkohe qe referuar ketij vendimi MF-ve, beri me dije se vetem gjysma e fondit me te cilin sot shperblehen 11 517 persona, te cilet trajtohen me pensione te parakohshme per vjetersi sherbimi si ish-ushtarake, eshte sa dyfishi i fondit te pensioneve, qe sot u shperndahet 180 mije pensionisteve ne fshat.
Sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese nje ish-ushtarak qe nuk ka plotesuar moshen per pension dhe ka vetem 27 vjet pune perfiton nje page mujore te barabarte me 107 300 leke te reja ne muaj dhe kjo kur nje nene qe ka punuar 27 vjet dhe nuk ka plotesuar vitet per pension, merr sipas ligjit vetem 7960 leke.
MF-ve sqaron se qeveria ka kompensuar nga buxheti i shtetit diferencen, per te garantuar nje pension prej 11 400 leke per kete kategori dhe perveç pages prej 107 300 leke te reja, buxheti i shtetit paguan per ish ushtaraket qe trajton me pension te parakohshem edhe 11.2% si kontribut per vjetersi.
Sipas MF-ve eshte synuar qe e drejta e pensionit suplementar te ish ushtarakeve te shkoje sipas propozimit te qeverise deri ne trefishin e pensionit minimal te qytetit dhe katerfishin e pensionit mesatar ne fshat.
“Qeveria garanton te gjithe ish ushtaraket qe trajtohen me pension te parakohshem, se do te respektoje frymen e ligjit per te mbeshtetur me prioritet disa kategori sociale”, perfundon deklarata e MF-ve.
mit/NOA