E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës në gjithë vendin, dhjetëra makina bllokohen në qafën e Llogarasë

Vlore, 14 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Pas pushtimit te qarkut te Shkodres nga uji dhe permiresimit te situates se permbytjeve ne kete qytet ku mijera banore te evakuuar jane kthyer tashme ne shtepite e permbytura pas dorezimit te ujit nga shtepite e tyre dhe disa zona perreth, tashme tere vendi eshte nen daren e ngrices dhe te reshjeve te bores qe po bllokojne nyje kryesore per qarkullimin ne rruget e vendit. Gjate pasdites nga reshjet e vazhdueshme te bores eshte bllokuar qarkullimi prej disa oresh ne qafen e Llogarase nje nyje kyç kjo per qarkullimin per ne jug te vendit e anasjelltas.

Korrespondenti i agjencise NOA thote se makina te tera jane bllokuar per mese tri ore nga reshjet e bores, ne pritje te ndihmes nga policia dhe mjeteve te renda borepastruese.

Me heret Ministria e Puneve Publike, dhe e Transportit informoi se akse te ndryshme rrugore ne vend jane problematike si pasoje e bores, duke garantuar se specialistet e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale Rrugore jane ne terren per te normalizuar situaten kritike ne rruget e vendit.

Ne zonen e Kukesit dhe Pukes dy zona ne veri te vendit qe çdo vit perjetojne bllokimin e tyre nga debora jane mbuluar nga reshjet e bores, dhe ne Qafe Mali, Fushe Arrez dhe Puke po punohet me mjete borepastruese per te mos penguar trafikun e makinave.

Ne aksin rrugor Qafe Mali – Kukes, ne Qaf Shllak, levizja e mjeteve kryhet pa probleme, pasi po punohet me mjete borepastruese dhe kripe e skorje.

Ndersa, aksi rrugor Kukes – Shishtavec, 10 km nga nga Topojani ne Shishtavec eshte e mbuluar nga akulli, dhe ketu qarkullimi kryhet vetem me zinxhire.

Ne qytetin e Korçes ne te gjitha akset rrugore te zones vazhdon hedhja e kripes me qellim qe makinat te mos rreshqasin nga bora.

Ne Peshkopi ne aksin nacional Bulqize – Peshkopi, segmenti Qafe Dushk – Qafe Bualli – Ura e Cerenecit, qarkullimi kryhet me zinxhire pasi rruga eshte teresisht nen prezencen e akullit.

Ndersa segmenti rrugor Qafe Dragalica – Stebleve ne aksin Ura e Cerenecit – Stebleve, eshte bllokuar per shkak te debores, kurse ne aksin rrugor Peshkopi – Ura e Skurajve qarkullimi kryhet me zinxhire nga prezenca e akullit ne rruge.

Edhe ne aksin rrugor Librazhd – Stebleve qarkullimi kryhet me zinxhire per shkak te ngrirjes se akullit ne rruge, ndersa ne segmentin Labinot Fushe – Monument Bize qarkullimi kryhet me zinxhire deri ne Qafe Renc, dhe rruga ne vijim eshte e bllokuar prej reshjeve te dendura te debores.

Por, bora e pare ra edhe sot ne kryeqytet, nderkohe qe meteorologet parashikojne edhe reshje te tjera debore ne te ardhmen ne Tirane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›