Ligjvenesit amerikane analizojne kercenimet ndaj transportit publik

Pas vrasjes se Bin Ladenit nga forcat amerikane nje numer ligjvenesish po shprehin shqetesimin se ka gjasa per sulme hakmarrese nga perkrahesit e al-Kaides. Komisioni i Sigurise Kombetare ne Dhomen e Perfaqesuesve hapi nje diskutim mbi kercenimet terroriste qe i kanosen sistemit te transportit publik ne vend.
Kryetari i Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per Sigurine Kombetare Piter King shprehu shqetesimin qe po perjetojne shume amerikane pas vrasjes se Osama bin Ladenit se mund te kete plane per sulme terroriste
Vecanerisht tani pas vrasjes se Bin Ladenit duhet te supozojme qe al-Kaida dhe aleatet e saj ne gadishullin arabik ose te gjitha rrjetet e tjera qe perbehen nga terroriste radikale apo individe te vetmuar qe veprojne ne kete vend do te ndermarrin sulme. Nese po diskutojme objektiva te mundshme asnje nuk perben nje objekt me te mundshem se sistemi yne i transportit publik.
Pasi Presidenti Obama njoftoi te dielen se njesite elite te ushtrise amerikane kishin vrare bin Ladenin disa qytete te medha si Nju Jorku Uashingtoni dhe Los Anxhelos dislokuan nje numer te madh policesh dhe agjentesh te sigurimit ne aeroporte metro dhe stacione trenash si dhe pika te tjera.
Ricard Dadario eshte Zevendes Komisioner i Zyres se Antiterrorizmit ne Departamentin e Policise per Nju Jorkun. Ai pohon se sistemi i transportit publik ne pika te ndryshme te globit ka qene shpesh objekt sulmesh qe nga sulmet e 11 shtatorit 2001 ne Shtetet e Bashkuara.
Pas 11 shtatorit qindra akte terrorizmi kane pasur ne shenjester sistemin e transportit publik si ne Londer ne Moske Madrid dhe kohet e fundit ne Minsk. Ne Nju Jork komplote te tilla kane pasur ne shenjester sistemin e metrose dhe rrjetin hekurudhor.
Ne seancen ne Dhomen e Perfaqesuesve kishte plot njerez qe kujtonin komplotin per te aktivizuar bomba artizanale ne sistemin e metrose se Nju Jorkut nga Naxhibullah Zazi. Ai u arrestua ne vitin 2009 dhe pranoi fajesine ndaj akuzave per terrorizem dhe tani mund te denohet me burgim te perjetshem pasi te jepet vendimi ne qershor.
Xhon Pistole drejton Administraten per Sigurine e Transportit ne Shtetet e Bashkuara. Ne pergjigje te pyetjes nese aktualisht ka kercenime ne rritje ndaj sistemit te transportit publik ne Shtetet e Bashkuara qe nga vrasja e bin Ladenit zoti Pistole tha
Nuk ka kercenime konkrete ndaj transportit publik apo transportit hekurudhor ne Shtetet e Bashkuara.
Por zoti Pistole tha se nuk ka arsye qe zyrtaret apo qytetaret e thjeshte te ulin vigjilencen apo vemendjen per kercenime te mundshme
Sot ashtu si dje apo qofte edhe neser ekziston shqetesimi se terroristet po perpiqen te na cenojne te na vrasin me cdo mjet dhe menyre te mundshme dhe duhet ta pranojme se rrjeti i transportit eshte nje nga pikat e dobeta.
Ne nje kohe kur po debatohen shkurtime dramatike te buxhetit federal komisioneret e policise qe moren pjese ne seancen me pyetje-pergjigje si dhe pjesa me e madhe e ligjvenesve nga te dyja partitet kryesore thane se do te ishte e pakuptimte te reduktoheshin fondet federale per sigurine ne sistemin e transportit publik. Ligjvenesi King tha se kostoja ekonomike dhe njerezore e cdo sulmi te suksesshem terrorist do te ishte teper e madhe krahasuar me fondet qe do te kurseheshin nga keto reduktime.