E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Nuk do te lejoj publikimin e fotografive te Bin Ladenit te vrare

Presidenti Barak Obama tha se nuk do te lejoje publikimin e fotografive te Osama bin Ladenin te vrare te marra pas operacionit qe rezultoi ne vrasjen e tij ne oret e para te mengjesit te se henes sipas ores se Pakistanit nga komandot amerikane.

Presidenti i ka bere keto komente per rrjetin televiziv amerikan CBS gjate nje interviste qe do te transmetohet sonte.

Nderkohe Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara Erik Holder tha se vrasja e Bin Ladenit ishte e ligjshme dhe nje akt i vetmbrojtjes kombetare.

Zoti Holder tha sot se Shtetet e Bashkuara perfundimisht do te jene me te sigurta mbas vdekjes se Bin Ladenit. Gjithsesi ai paralajmeroi per sulme te mundshme hakmarrese dhe tha se nuk eshte e afert dita e perfundimit te luftes ndaj kercenimit terrorist.

Zoti Holder tha se ai ka urdheruar agjencite e zbatimit te ligjit qe te jene ne  gjendje gadishmerie dhe tha se ka ende shqetesime serioze per te cilat Shtete e Bashkuara duhet ti zgjidhin.

Ne deshmine e tij perpara Komisionit Juridik te Senatit zoti Holder tha se vdekja e bin Ladenit eshte hap i madh perpara ne vendosjen e drejtesise per mijera te vraret ne 11 shtator te vitit 2001 nga  sulmet e  Al Kaides kunder Shteteve te Bashkuara.

Ai i beri thirrje Kongresit qe te riautorizoje per nje periudhe kohe te konsiderueshme dispozitat e Aktit Patriotik i cili skadon ne fund te ketij muaji. Prokurori i Pergjithshem Holder tha se dispozitat e Aktit Patriotik jane tani me te nevojshme se asnjehere me pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›