Islami Bashkimi i Rames fals Malaj Jo sulme ndaj themelueseve te PS-se

Akuza e Rames ndaj Mejdanit Islami Sulme qe vertetojne se teza e bashkimit mbetet ne leter Malaj PS duhet modernizuar nuk jemi parti e kryetarit
Akuzat e kreut te PS-se Edi Rama ne mbledhjen e djeshme te Kongresit ndaj zerave ndryshe brenda PS-se u cilesuan dje nga dy deputetet tradicionale te kesaj force te njohur gjithashtu si kritike te politikes se kryesocialistit Arben Malaj dhe Kastriot Islami si sulme aspak te denja dhe qe hedhin poshte tezen e bashkimit. Islami theksoi dje se akuzat e Rames ndaj ish-presidentit Rexhep Mejdani vertetojne se teza per bashkim ne PS eksiton vetem ne flete pasi ne praktike sipas tij lideri i opozites sulmon cdo mendim ndryshe ne parti. Pas diskutimeve ne asamble te programit dhe ndryshimeve statutore ish-presidenti Rexhep Mejdani dha nje mendim per disa pjese te programit dhe sot godit fuqimisht nga zoti Rama ne fjalimin e tij duke e konsideruar mendimin e tij kunder por ky mendim e paska cuar zotin Mejdani te zoti Berisha. Kjo eshte ne kundershtim me te gjithe retoriken e meparshme qe beri zoti Rama per bashkim dhe per te pranuar gabimet. Tani eshte bere zakon ne rast se ti ben nje kundershti ti je hedhur ne prehrin e Berishes. Tezat e bashkimit jane vetem fjale te Rames tha Islami. Sipas deputetit socialist ne PS tani anetaret jane ndare ne 3 grupime mbeshtetes te Rames kritike te Rames dhe Kundershtare te Rames. Islami theksoi se nuk mund te sulmohen kaq rende njerez qe kane punuar per partine. Njerezit qe kane shprehur mendimin ndryshe jemi njerez qe kemi punuar per PS e kemi themeluar PS kemi qeverisur me PS kemi treguar kapacitetet tona theksoi Islami. Me tej ai nenvizoi se Thelle ne subkonshience mendimi ndryshe trajtohet ne nje situate bardhezi ose te jeni me mua te flisni sic mendoj une dhe do ti vleresoj une kritikat ose po folet ndryshe atehere ju jeni me kundershtarin Sali Berisha. Nuk mendoj se kjo eshte hapesira e nevojshme per te bere nje debat idesh dhe parimesh dhe argumentash. Po ashtu edhe deputeti tjeter Arben Malaj pohoi ne fjalen e tij se ne PS nuk duhet te mbizoteroje politika e sulmeve ndaj themeluesve te kesaj force por se sipas tij ndaj tyre duhet te mbizoteroje ndjenja e mirenjohjes. Duhet te kemi mirenjohje te thelle per ato emra qe e themeluan dhe e modernizuan kete parti. Dritero Agolli Rexhep Mejdani Fatos Nano meritojne mirenjohje tha Malaj. Me tej ne fjalen e tij ne mbledhjen e Kongresit deputeti socialist nuk nguroi ti kritikonte politiken aktuale te ndjekur nga shefi i PS-se Rama e cila sipas tij duhet te largohet sa me pare nga parimi i klinetelizmit. Duhet te fitojme kohen e humbur per te bere reformat e medha. Liria qendron ne themel te gjithckaje. Liria e fjales e votes largimi nga klientelizimi jane kolonat kryesore te demokracise. Fitoret politike nuk ja ne te lehta. PS ka avantazhe per ta rrezuar kete qeveri. Keto jane njerezit e perkushtuar te cilet duhet te rriten. Keto avantazhe kthen ne minimale nese vendin e meritokracise e ze klientelizmi. Partite tona nuk duhet te konsiderohen parti te kryetareve nenvizoi ai. Gjithashtu Malaj deklaroi se PS duhet te ushtroje pergjegjesite e saja kushtetuese duke marre pjese ne mbledhjet e kuvendit. Ndersa ne lidhje me programin e shpallur nga Rama deputeti socialist u shpreh se Ne duhet te jemi alternativa me e mire. Per kete na duhet nje program ekonomik sa me realist. Ardhja ne pushtet dhe zevendesimi i qeverive nuk duhet te jene zevendesimi thjesht i nje karrigeje.
Ndryshimet e domosdoshme Islami Demokracia bashkimi dhe aleancatDeputeti i PS-se Kastriot Islami ne nje interviste per Zerin e Amerikes theksoi dje se politika aktuale e PS-se duhet te ndryshoje pasi sipas tij vetem ne kete forme ajo mund te arrije te fitoje ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Islami pohoi se krijimi i mundesive te debatit te lire bashkimi i se majtes dhe aleancat e sinqerta me aleatet jane disa nga zgjidhjet qe duhet te vihen sa me pare ne zbatim. Problemet qe Partia Socialiste duhet te adresoje sa me mire jane krijimi i nje mjedisi te pershtatshem per debat te lire dhe pa stigmatizime negative bardhezi o me mua o kunder meje. Dhe e dyta te gjitha vlerat e PS-se duhen vleresuar duhen vendosur ne nje hierarki vlerash dhe kontributesh. Nuk mjafton vetem retorika qe do bashkohemi dhe qe ketu jemi te gjithe brezat bashke por kjo duhet lexuar dhe zbatuar ne cdo rresht ne cdo fraze ne cdo kontekst madje edhe ne subkoshiencen e atij qe mbajti sot fjalimin kryesor ne kete kongres. Ne radhe te pare sic eshte vertetuar ne 2005 2007 dhe ne 2009 per te fituar zgjedhjet PS duhet te bashkoje te majten e cila ende vazhdon te jete e pabashkuar ne nivelin e saj maksimal. Kjo eshte nje nga sfidat me te medha te cilen zoti Rama ne 2005 kur kerkoi largimin e zotit Nano e vendosi si prioritetin e prioriteteve dhe nuk arriti dot qe ta realizoje. Pra kjo mbetet nje sfide kryesore per te fituar zgjedhjet. Momenti i dyte eshte krijimi me te gjithe aleatet e saj i nje aleance te sinqerte. Ndersa se treti eshte e nevojshme vendosja e disa rregullave per permiresimin e demokracise se brendshme hierarkise se vlerave dhe karrieres ne PS. Keto perbejne nje bllok te rendesishem krahas programit i cili eshte nje baze e mire debati dhe diskutimi. Ka gjera qe duhen diskutuar dhe mund te behet diskutim rreth programit. Statuti eshte nje ndryshim formal i radhes qe nuk ka ndonje vlere do te thoja une ne permiresimin e ceshtjeve qe permenda me lart. Ne te ardhmen ato duhen zgjidhur ne menyre integrale por nese nuk zgjidhen sfida e PS dhe opozites ne teresi do te mbetet e veshtire po te kemi parasysh edhe tre betejat e fundit elektorale tha Islami per Zerin e Amerikes.
Rama ne twitter Ngjela fjalimin me te bukur me njerezori i MajkosVetem pak ore pasi ka mbajtur fjalen e tij perpara delegateve te Kongresit te Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar gjithashtu ne rrjetin social teitter ku pohoi se Ky eshte Kongresi me i bukur qe kur jam ne Partine Socialiste. Dhe me e bukura eshte se ky eshte vetem fillimi Fjalimi me i bukur Spartak Ngjela. Fjalimi me njerezor Pandeli Majko. Fjalimi me i ndjere Erion Brace.