Ligjvënësit duan sqarime shtesë për Prishtinën metropolitane

Prishtinë 9 gusht – Përmbajtja aktuale e Projektligjit për kryeqytetin, brenda të cilit parashihet ndër të tjera edhe legjitimimi i idesë për Prishtinën metropolitane, duket që do të pësojë ndryshime, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Kjo është paralajmëruar nga udhëheqësit e komisioneve përkatëse parlamentare në Kuvend të Kosovës, të cilëve ideja për metropol u është dukur shumë e paqartë. “Nuk e kemi të qartë se çka përfshihet në Prishtinën metropolitane dhe cilët janë kufijtë e saj, dhe cilat janë implikimet e tjera në këtë mes” ka thënë Bahri Hyseni (PDK), udhëheqës i Komisionit për legjislacion në Kuvend të Kosovës. Sipas tij, paqartësitë e dala duhen sqaruar deri në ardhjen e dytë në Kuvend të Kosovës të Projektligjit për Prishtinën. “Nuk mund të synohet diçka e madhe, pa qenë e precizuar dhe e sqaruar deri në detajet më të vogla ai synim. Sqarime kërkohen edhe në nenet ku parashihet ndarja në distrikte e Prishtinës dhe në këtë mes janë po ato vërejtje si në rastin e nenit për Prishtinën metropolitane”, ka thënë Hyseni. Nga ana tjetër, zyrtarët e Komunës së Prishtinës janë përkujdesur qysh para 1 viti që konceptin, fushëveprimin dhe shtrirjen e Prishtinës metropolitane ta përfshijnë edhe në Projektligjin për Prishtinën. Sipas ekspertëve Prishtina metropol më shumë është ide sesa plan konkret. Agron Demi, analist për politika në institutin GAP, institut ky i cili e ka bërë monitorimin e procesin ligjbërës për Prishtinën, ka thënë se me nismën për Prishtinën metropol, komuna ka dashur t`i japë mbështetje ligjore idesë.
“Sipas Projektligjit, zona metropolitane përveç komunës së Prishtinës përfshin edhe komunat e Fushë-Kosovës, Lipjanit, Graçanicës, Obiliqit dhe Podujevës dhe kjo do të thotë se me hyrjen eventuale në fuqi të Ligjit për Prishtinën, ky Ligj, përveç që i jep më shumë të drejta dhe detyrime Komunës së Prishtinës, ligji gjithashtu obligon edhe komunat e përfshira në zonën metropolitane që ta zbatojnë atë”, ka theksuar Demi. Përfshirjen e komunave përreth Prishtinës në zonën metropolitane, Projektligji e ka paraparë në dy rrafshe. “Në njërën anë ato do të ndihen të obliguara që një pjesë të hapësirës së tyre tokësore ta dedikojnë në të mirë të kësaj zone e që ekskluzivisht do të menaxhohet nga ana e Komunës së Prishtinës dhe në anën tjetër të gjitha komunat do të duhej që së bashku me Prishtinën të krijonin një plan të përbashkët zhvillimor”, ka potencuar Demi. Sipas tij rruga më e mirë do të ishe zhvillimi i një debati gjithëpërfshirës për zonën metropolitane. “Nuk e di a janë komunat e tjera të informuara lidhur me futjen e tyre si palë në Projektligjin për Prishtinën, nëse jo kjo është për t’u kritikuar”, ka pohuar Demi. Nga ana tjetër në Komunë të Prishtinës thonë se gjërat rreth zonës metropolitane janë ekzagjeruar. “Nuk bëhet fjalë që Komuna e Prishtinës po u merr komunave të tjera tokë ose është duke dëshiruar që ato t’i dëmtojë në çfarëdo forme qoftë ato”, ka thënë Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës. Sipas tij, ajo për të cilën bëhet fjalë është hapja e mundësisë për një bashkëpunim më të mirë në mes Komunës së Prishtinës dhe komunave me të cilat kufizohet Prishtina. Sipas Gashit, autoritetet e Prishtinës janë të gatshme për të dhënë çfarëdo përgjigjeje shtesë nëse një gjë të tillë e kërkon Kuvendi i Kosovës.