Kryhet procedura tenderuese për përfundimin e rrugës Mramor – Grashticë - Prishtinë

Prishtinë, 9 gusht – Komuna e Prishtinës e ka shpallur fitues një kompani për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së mbetur peng në një pjesë të fshatit Mramor të Prishtinës, nga problemet pronësore. Kjo rrugë, llogaritet si një qarkore e kryeqytetit. Ajo lidhet në hyrje të Mramorit me magjistralen Gjilan-Prishtinë dhe vazhdon nëpër fshatra të Prishtinës për t’u lidhur me qytetin, me rrugën “Xhemajl Ibishi”, tek udhëkryqi afër Xhamisë së Llapit.
Të bllokuara për shkak të problemeve të pronësisë, në këtë rrugë, kanë mbetur afërsisht 150 metra, derisa qarkullimi në atë pjesë është mjaft i vështirë. Pjesa tjetër e rrugës tashmë është e asfaltuar.
Mirëpo, shpallja e tenderit për vazhdimin e ndërtimit-asfaltimit të asaj pjese, ende nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, pasi që nuk është bërë paraprakisht shpronësimi i tokave.
Janë 4 familje të një lagjeje të Mramorit, të cilat konsiderojnë se janë të nëpërkëmbur dhe të shkelur nga institucionet.
Akuzat e tyre fokusohen kryesisht në udhëheqjen e mëparshme të Komunës së Prishtinës, kur me pushtetin komunal kanë udhëhequr Ismet Beqiri, kryetar dhe Shefki Gashi, nënkryetar. Ky i fundit është edhe fqinj me familjet pronare. Edhe këto familje janë me mbiemër Gashi, kurse pronat e tyre shtrihen në të dy anët e rrugës. Sipas familjes së pronarit Mehmet Gashi, bëhet fjalë për 12 arë që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me rrugën dhe me 50 arë, në të cilat për shkak të nivelit të rrugës është bërë e pamundshme të hyhet me mjete bujqësore. Kjo familje është përfolur më së tepërmi për këtë bllokadë. Mehmeti dhe djemtë e tij, Rrahmani e Hasani, kanë mohuar të kenë bërë aq problem, duke shfaqur bindjen se u është veshur.
Djali i Mehmetit, Rrahman Gashi, ka thënë se vendi ku ka vazhduar ndërtimi i rrugës ka qenë trase edhe më parë, por gjerësia e saj nuk ka qenë më shumë se 3-4 metra.
“Me ndërtimin e rrugës së re, traseja e vjetër në atë pjesë nuk është prekur fare. Me insistimin e familjes së ish-nënkryetarit të Komunës Shefki Gashi, rruga ka hyrë kryesisht në pronat tona”, ka thënë Rrahmani me konstatimin se krejt kjo është bërë “që si lagje të nëpërkëmbemi”. Sipas tij, nëse vazhdon traseja aktuale, kjo familje do të kërkojë kompensim 10 arë truall në Prishtinë ose në vlerë parash 130 mijë euro, kurse nëse traseja e rrugës vazhdon nëpër atë të vjetrën, duke u zgjeruar sa në anën e djathtë po aq në të majtën, atëherë ne do t’i pranojmë të gjitha procedurat ligjore.
“Do të pranojmë që të merremi vesh me shtetin, që një komision i tyre të dalë në vend të ngjarjes, t’i bëjë matjet se sa jemi të dëmtuar me pronë, ta caktojë çmimin sipas vlerësimit real dhe ne do të pajtohemi pa asnjë telash, kurse rruga do të bëhet komplet e qarkullueshme”, ka thënë Rrahmani, i mbështetur edhe nga vëllai i tij, Hasani.
Por, kësaj procedure, ata ia kanë bashkuar edhe kërkesën për zbritje të nivelit të rrugës.
“Në këtë do të duhej të përfshihej edhe rënia e nivelit të rrugës, me qëllim që të bëhet e mundshme puna në tokën sipër rrugës, ku i kemi 50 arë”, ka theksuar Rrahmani, i bindur që kërkesat e tij dhe të familjes së tij janë të mundshme dhe nuk i kapërcejnë kërkesat reale si pronarë të tokës.
Ndryshe nga këta, vëllai i ish-nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Shefki Gashi, Hysen Gashi, i cili ka thënë se ka qenë ndërmjetësues ndërmjet këtyre familjeve dhe kompanisë e Komunës së Prishtinës, ka theksuar se në prani të fshatit kanë bërë marrëveshje dhe i janë numëruar familjes së Mehmetit 8 mijë euro: 5 nga kompania punëkryrëse dhe 3 nga vëllezërit e Shefki Gashit.
“Qëllimi që ne kemi dhënë para ka qenë vetëm kryerja sa më e shpejtë e rrugës”, ka theksuar Hyseni. Ai ka shtuar se edhe Komuna, asokohe ia ka hedhur në konto 5 mijë euro familjes së Mehmetit. Mirëpo, sipas tij, këto 5 mijë eurot e Komunës ajo familje nuk i ka pranuar. Ndërmjetësuesi Gashi, ka theksuar se ekzistojnë edhe dëshmitë me fotografi kur i janë numëruar ato para djalit të Mehmetit, Hasanit. Ndryshe, Gashi ka theksuar se nga Grashtica deri në vendin ku është bllokuar puna në Mramor nga pronarë të ndryshëm janë liruar 99 prona. Sipas tij, i vëllai Shefki Gashit, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës, nuk është përzier asnjëherë në këtë problem.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, pasi ka treguar se një kompani e ka fituar tenderin për ndërtimin edhe të asaj pjese të rrugës, ka thënë se rruga do të ndërtohet, kurse më pas do të zhvillohen procedurat e shpronësimit sipas ligjit. Ligji parasheh që projektet me karakter të interesit të përgjithshëm të qytetarëve nëse nuk arrihen marrëveshje të tjera, formohet një komision i cili e bën matjen e pronës së marrë, çmimi i një ari toke dhe bëhet kompensimi tokë-tokë ose kompensimi me para.
“Nëse as për këtë nuk bëhet ndonjë marrëveshje, atëherë kompetente për zgjidhje janë gjykatat”, ka thënë Gashi.