Edhe Ferizaj fut në përdorim poçat kursyes të energjisë elektrike

Ferizaj, 9 gusht - Komuna e Ferizajt ka nënshkruar së voni një marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave (MEM), për zëvendësimin e poçave të tanishëm elektrik me poça kursyes.
Poçat kursyes fillimisht do të vendosen në institucionet publike, duke filluar nga objekti i komunës, pastaj institucionet shëndetësore, shkollat, parqet dhe për ndriçimin e rrugëve.
Drejtoria komunale e ekonomisë e financave, nuk ka bërë ndonjë vlerësim për sasinë e energjisë elektrike që do të kursehet, por dihet se poçat kursyes shpenzojnë rreth 80 për qind energji më pak se poçat e rëndomtë.
Në këtë projekt që do të kushtojë 77 mijë euro, ministria ka rol kryesor financiar, me 73 mijë euro, ndërsa komuna do të ndihmojë me 4 mijë euro.
“Po presim që ministria të fillojë procedurën e prokurimit për fillimin e zbatimit të projektit, i cili duhet të përfundojë sivjet”, thotë Mustafë Grainca, drejtor komunal për ekonomi, financa e buxhet në Ferizaj, raporton KosovaLive.
Futja e poçave kursyes në institucionet publike dhe përdorimi masiv i tyre, është një praktikë e njohur në vendet e Bashkimit Evropian.