E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvënësit votojnë me 119 vota “pro” shtyrjen e afatit të komisionit deri më 15 maj

27-04-2012 / Gazeta 55

Kuvendi i jep një tjetër afat komisionit të reformës zgjedhore

Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Me 119 votat e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës u vendos që ky komision të vijojë punën deri më datë 15 maj.
Gjatë kësaj periudhe komisioni i reformës zgjedhore do të përqendrohet edhe në kërkesat e partive të vogla politike, ku paqësore mbetet korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor. kërkesa këto që gjetën mbështetjen e krerëve të dy partive më të mëdha, kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama.
Deri më tani, komisioni i posaçëm parlamentar i reformës zgjedhore ka përfunduar gjashtë nga dhjetë kapitujt, e planit të plotë i punës.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë përqendruar në rekomandimet e ofruara nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve politike të vitit 2009 dhe ato lokale të vitit 2011.
Konferenca e Kryetarëve miraton me konsensus kalendarin 3 javor të punimeve/Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh dje Konferenca e Kryetarëve, ku të pranishëm ishin Kryetarët e Grupeve Parlamentare, Nënkryetarët e Kuvendit si dhe Kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.
Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi Kalendarin e Punimeve të Kuvendit për periudhën tre-javore 30 prill-18 maj si dhe Programin e Punës së Kuvendit për periudhën 30 prill- 8 qershor. Pas diskutimeve, Konferenca miratoi me konsensus Kalendarin dhe Programin e Punimeve për periudhën në vijim.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›