Oferta presidenciale/Rama do Shemsi Prençin për president

Edvini priti kandidatin për kandidat për president Fatos Nano dhe i deklaroi ofertën e tij se i intereson procesi, por se në fund, ai ai s’denjoi të deklarohej, por foli dhe përshëndeti Shemsi Prençin, profilin që ai sheh për ta katapultuar si pronë private në presidencë
Dje, Edi Rama doli nga selia e Partisë Socialiste nën shoqërinë e liderit historik të të majtës, Fatos Nano. Ky i fundit, gjatë pothuajse një jave ka nisur lobimin me krerët politik në vend, për një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës. Për Nanon ishte hera e parë që hynte në selinë e partisë që ai transformoi nga PPSH, i dha frymë dhe vizion evropian, pas plot 7 vjetësh “internimi” nga diktati i ushtruar nga uzurpatori Rama, duke e shpallur Fatos Nanon të përndjekurin e PS-së. Ish kryeministri Nano u lejua të hynte në selinë e PS-së pas një kohe të gjatë, pavarësisht se synimet e tij janë për suport politik, në vizionin e tij Presidencial. Nano vuri në dukje faktin se ky takim ishte i paralajmëruar.
“Takimi u zhvillua në kuadër të zgjidhjes së sfidës presidenciale. Ky është një konsultim i dobishëm. Duhet të theksoj se vlerësoj rolin e pazëvendësueshëm të PS, pasi ajo ka një rol në politikat integruese të vendit”, vuri në dukje, Nano, gjatë prononcimit të tij për shtyp.
Ndërkohë që Partia Socialiste përmes një deklarate për shtyp bëri me dije se “kreu Rama dhe kryetari i grupit kuvendor socialist Ruçi i kanë thënë Fatos Nanos se Partia Socialiste synon krijimin e kushteve për një proces politik, ku publiku të mos ndjehet i përjashtuar dhe ku të gjitha palët parlamentare të përfshihen në një dialog konstruktiv”.
Gjithashtu, në deklaratën për shtyp konfirmohet se “socialistët do të jenë të angazhuar për t’i dhënë Republikës sonë një President me votat e më shumë se një pale, si edhe vetë Shqipërisë një argument bindës në mbështetje të kërkesës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian”.
Por, a ka në plan PS ta mbështesë realisht Fatos Nanon për President të Republikës?
E sigurt është se Edi Rama, uzurpatori i PS-së, vazhdon ta konsiderojë liderin e së majtës si rrezik të interesave të tij politike dhe padyshim që s’do investohet drejt tij. Gjysmëpremtimi, është më shumë një premtim i gënjeshtërt, për të hedhur gurin dhe fshehur dorën, pasi Edi Rama ka një alternativë tjetër për postin e Presidentit. Kjo do të thotë se kandidati i Ramës për president (nëse do të ketë një të tillë), s’do jetë Fatos Nano, por..., vetë ai, Shemsi Prençi i cili pas skandaleve dhe abuzimit me detyrën në si drejtor i Policisë së Dibrës, u pushua nga detyra dhe u mor nën avokatinë e Edi Ramës. Mbetet thjesht shpallja e qëndrimit publik të kryesocialistit, për të zyrtarizuar kandidatin për president, Shemsi Prençin.