E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta, takim në Berlin me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Antonio Tajani

27-04-2012 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së i kërkon ministrit të Jashtëm të Guinesë Ekuatoriale, njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Micha Ondo Bile.

Në kuadër të Konferencës Ekonomike të Burimeve Natyrore të organizuar në Berlin, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi disa takime me personalitete politike nga vende të ndryshme, pjesëmarrës në konferencë.
Meta u takua me Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Antonio Tajani, me të cilin ndanë mendimin se avancimi i reformave ne Shqipëri është garancia e të ardhmes se sigurt te Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Tajani u shpreh se gjatë vizitës së tij të fundit, ai ka vënë re një ndryshim të madh të vendit dhe shprehu bindjen se integrimi i vendit në BE do të jetë një ndihme e madhe për zhvillimin dhe rritjen ekonomike te Shqipërisë. Meta në këtë drejtim, u shpreh se ashtu sikurse ndodhi me procesin e liberalizimit te vizave, Shqipëria e meriton statusin e kandidatit dhe se ajo do të jetë një partnere e denjë e BE-së në rajon.
Gjithashtu Meta vlerësoi strategjinë e re të miratuar nga BE, me qellim rritjen e sigurisë për burimet natyrore dhe intensifikimin e shkëmbimeve tregtare.
Me tej, Meta u takua me zëvendëskryetarin e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, Dr. Christian Ruck, i cili vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.
Ruck shprehu mbështetjen e Gjermanisë jo vetëm për statusin e kandidatit dhe integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe për programet e ndryshme në kuadër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Meta, e falenderoi Ruck për mbështetjen e parlamentarëve gjermane ndaj Shqipërisë, dhe u shpreh se Gjermania duhet ta rrisë vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe rajonit, duke intensifikuar bashkëpunimin ekonomik si dhe shkëmbimet tregtare.
Ne këtë drejtim, Meta u shpreh se Shqipëria ofron potenciale të mëdha të burimeve natyrore, të cilat garantojnë themelet e një bashkëpunimi të fortë mes dy vendeve.
Meta zhvilloi gjithashtu një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm të Guinesë Ekuatoriale Micha Ondo Bile. Gjatë takimit, Meta dhe Ondo Bile vunë në dukje kontaktet e pakta te deritanishme, dhe shprehen gatishmërinë e plotë për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe, si në sferën diplomatike, ashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ekonomik.
Meta vlerësoi progresin e bërë nga Guinea Ekuatoriale gjatë viteve të fundit dhe u shpreh se rritja e vizitave bilaterale do të ishte në interes të zhvillimit ekonomik të të dy vendeve. Në përfundim, Meta kërkoi nga ministri i Jashtëm Micha Ondo Bile, përshpejtimin e procedurave për njohjen e Kosovës, si një hap konkret në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Meta zhvilloi takime edhe me disa parlamentare gjermane, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›