Lihet në “arrest me burg”, vrau gruan dhe vajzën, Pjetër Pjolli nuk pendohet për krimin
SHKODËR - Autori i krimit makabër, të ndodhur tre ditë më parë në fshatin Samrish të Shkodërs i Pjetër Pjolli, i cili qëlloi për vdekje brenda banesës gruan e tij Nina Pjolli 40 vjeçe dhe vajzën e tij Kristina Pjolli 17 vjeçe, ka rrëfyer me qetësi të plotë përpara trupit gjykues momente nga skena e krimit. Por prokuroja e çështjes Arjola Ymeri ka ndërhyrë duke deklaruar se sipas akt eskpertizës në vendgjarje rezulton se vrasja e gruas është kryer me plumba në kokë dhe më pas i është çarë kafka me mjete të forta, ndërsa vajza nuk ka asnjë shenjë plumbi në trup asaj, por edhe ajo është goditur me mjete të forta në kokë. "Në vendin e ngjarje është gjetur e gjithë dhoma e mbuluar me gjak i cili kishte spërkatur edhe muret", tha prokurorja. Në fund të seancës Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “burg pa afat” deri në përfundimit të procesit për të akuzuarin e një nga krimeve më të rënda këto 10 vitet e fundit në Shkodër. Krimi i rëndë ndodhi në orët e para të ditës së shtunë, të javës së kaluar. Në orën 05:35, në fshatin Samrish i Ri, Komuna Dajç Shkodër, Pjetër Pjolli, 48 vjeç, banues në këtë fshat, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, bashkëshorten e tij Nine Rrjolli, 46 vjeçe dhe vajzën e tij Kristina Rrjolli 18 vjeçe, thanë burimet zyrtare të policisë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe një grup hetimor me në krye prokurorin e rrethit. Nga hetimet u mësua se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e familjes Pjolli, pas një konflikti për motive të dobëta. Për pasojë dyshohet se autori gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të rënduar depresioni dhe pasi ka bërë vrasjen e dyfishtë në familjen e tij, ka njoftuar vetë policinë për të deklaruar krimin e kryer. Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i autorit ngjarjes si dhe është sekuestruar si provë, arma e krimit tip “pistoletë”. Ndaj Pjetër Rrjollit janë ngritur akuzat e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
27 Korrik 2010