E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: 12 500 të diplomuar rezultojnë të papunë



Avushe Zhuka

Numri i të rinjve që mbarojnë studimet dhe mbetën të papunë është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Presidenti i Federatës së Sindikatave të Pensionistëve dhe të Papunëve, Isa Gorica, shprehet se ka një rritje të numrit të personave që mbarojnë studimet e larta dhe nuk gjejnë një vend pune. “Duke ku referuar një studimi që në ne si Federatë kemi realizuar, rezulton se mbi 12 500 të rinj që kanë përfunduar studimet e larta janë të papunë”,shprehet Gorica. Sipas kreut të Federatës, ku numër po vjen gjithnjë e duke u rritur. Ky problem është ngritur herë pas here nga Konfederata dhe Sindikata e të Papunëve por deri tani nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar këtë fenomen. Shkak për rritjen e papunësisë edhe tek të rinjtë e diplomuar është bërë fakti se qeveria nuk po harton asnjë program për punësimin e tyre.
Punësimi
Presidenti i federatës, Gorica thotë së qeveria duhet të reagojë ndaj kësaj situate, duke hapur vende të reja pune, për të rinjtë e diplomuar. Situata e të rinjve që kanë një diplomë në xhep por që nuk mund të sigurojnë një vend pune sa vjen dhe po përkeqësohet. Sipas Isa Goricës, anëtarët e federatës kanë kryer një studim për punësimin e të rinjve të diplomuar dhe nga kjo ka rezultuar se 12 500 persona nuk kanë gjetur ende punë në profesion. ”Ne kërkojmë që të ndërmerren programe për rritjen e vendeve të punës, por fatkeqësisht deri tani pavarësisht fjalëve të qeverisë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim”-shprehet Gorica. Si rrugëzgjidhje të problemit të papunësisë për të rinjtë e diplomuar, sindikatat shohin marrjen e masave dhe hapjen e vendeve të punës, por edhe reduktimin e pranimeve në arsimin e lartë. Vitet e fundit është rritur numri i universiteteve dhe si rrjedhojë edhe numri i të rinjve të diplomuar është rritur. Shumë prej tyre nuk gjejnë mundësi për të vënë në përdorim njohurit e marra gjatë viteve të shkollës, pasi nuk arrijnë të sigurojnë një vend pune në profilin e tyre. Përpjekjet për t’u punësuar në profesion shpesh herë dështojnë, madje është e vështirë të sigurohet edhe një punë që nuk ka të bëj me profesionin.
Premtimi
Kreu i qeverisë kur erdhi në pushtet premtoi hapjen e 185 mijë vende të reja punësimi, por në fakt sipas Isa Goricës nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. “Ne kemi vënë re se ka një reduktim të vendeve të punës, dhe jo shtim të vendeve”-shprehet kreu i Federatës. Të dhënat tregojnë thotë se numri i personave që mbarojnë studimet e larta dhe nuk punësohen është rritur ndjeshëm nga viti 2007. Nga të dhënat e bëra publike tre muaj më parë, në zyrat e punës rezultojnë të papunë 4 575 të diplomuar. Ky numër të diplomuarish të papunë është regjistruar për tremujorin e parë të vitin 2010. Por këtu nuk përfshihet numri i të rinjve të diplomuar që nuk gjejnë mundësi punësimi dhe që nuk i drejtohen zyrave të punësimit pasi nuk kanë besim se do të marrin një zgjidhje për problemin e tyre. Të dhënat tregojnë se gjatë tre viteve të fundit në vendin tonë është rritur numri i personave të papunë, si dhe numri i personave të diplomuar që nuk kanë mundur të vënë në punë diplomën.

27 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›