Tentativë përdhunimi, kapet Asllani
ELBASAN - Një burrë është vënë në pranga pasi akuzohet për përdhunim në tentativë. Xhemil Asllani u ndalua ditën e djeshme pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një grua të moshës 42-vjeçe. Policia e Elbasanit njoftoi dje se, në fshatin Mollas -Elbasan, në vendin e quajtur "Fusha e Mollasit', 56-vjeçari Asllani, banues po në këtë fshat, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen me inicialet B. Gj., 42 vjeç, banues edhe kjo në këtë fshat. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, është duke punuar për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të veprës penale dhe dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
I droguar, i riu kanos dhe rreh nënën
ELBASAN - I droguari keqtrajton nën e tij, por denoncohet dhe arrestohet. Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se, Gerti Gjyli është i riu që ka keqtrajtuar nënën e tij, por që më pas i janë vënë prangat. Burimet zyrtare të uniformave blu thanë se, dy ditë më parë është bërë arrestimi në flagrancë i 20-vjeçarit Gjyli, banues në lagjen "5 Maji". Sipas policisë, prangosja është bërë pasi, i riu nën efektin e lëndëve narkotike, pasi ishte përdorues, asi ka shkuar në banesën e tij, ku ka kanosur dhe goditur me sende të forta, duke i shkatuar dëmtime të ndryshme në trup, nënën e tij shtetasen me inicialet M. Gj, 50 vjeçe. Dosja me materialet në ngarkim të të arrestuarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale të "Kanosjes" dhe "plagosjes së rëndë me dashje”.
27 Korrik 2010