Lihtenshtejni prej te henes anetar me te drejta te plota ne zonen Shengen

Lihtenshtejni u bë anëtar me të drejta të plota i hapësirës Shengen dhe do të heqë dorë duke nisur nga dita e hënë nga kontrolli i personave në kufi, njoftuan sot autoritetet e principatës alpine.
Pas miratimit të anëtarësimit të Lihtenshtejnit në hapësirën Schengen në muajin mars, Bashkimi Evropian procedoi tre vlerësime në principatë për kontrollin e dispozitave teknike të vlefshme për hyrjen në zonën Schengen.
Kjo periudhë vlerësimi u mbyll me sukses në vjeshtë dhe u hap për aplikim të plotë të marrëveshjes së Schengenit në Lihtenshtejn, që do të hyjë plotësisht në fuqi të hënën.
Duke nisur nga kjo datë, shteti i vogël prej 35 000 banorësh do të ndërpresë kontrollet e identiteteve në kufi dhe do të riforcohet bashkëpunimi me anëtarët e tjerë për çështjet e imigracionit dhe azilit.
"Sot, një proces i gjatë ka mundur të marrë fund me sukses'', theksoi këshilltari i Shtetit, Hugo Quaderer, cituar në një komunikatë.
"Anëtarësimi në Schengen është i rëndësishëm nga pikëpamja politike e brendshme dhe e jashtme, sepse ai mundëson një rinjohje të re nga shtetet e Bashkimit Evropiantë sovranitetit të Lihtenshtejnit", shtoi ai.