E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom Shqiperia ulje e konsiderueshme e numrit te azilkerkuesve

Rivendosja e përkohshme e regjimit të vizave në rast abuzimi nga shtetet që përfitojnë nga lëvizjë e lirë në zonën Shengen, ka qenë në qendër të takimit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian. Ministrat kanë ndarë shqetësimin lidhur me abuzimet në zonë Shengen e konkretisht me numrin e azikërkuesve që vijna nga vendet e Ballkanit. Por Shqipëria ka arritur të shënojë një ulje të konsiderushme në dhjetor. Autoritetet belge kanë konfirmuar për ABC news, se nga 352 azikërkues në tetor, ky numër është ulur në 96 në tetor deri në 5 azikërkues në mes të dhjetorit. E pyetur mbi këtë, komisionerja Malmström ka konfirmuar uljen në sajë të masave të marra.

“Nuk i kam të gjitha shifrat në kokë. Ne jemi duke monitoruar situatën nga afër dhe po përpilojmë raporte mbi bazën e asaj që konstatojmë në terren, si dhe edhe informaciont që vijnë nga çdo vend. Është e vërtetë që autoritete belge kanë komunikuar që së fundmi ka një rënie të azilërkuesve, një sinjal i mirë ky, pasi është rezultat i një proçesi të tëre. Ky është qëllimi ynë, të punojmë me vendet përkatëse dhe të shohim, se si mund të luftojmë abuzimet dhe kërkesat e azilit të pabaza”, thotë për ABC news, komisionerja Malmström.

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian kanë arritur konsensus mbi mekanizmin e rivendojes së përkohshme të vizave, por vendimi përfundimtar do të merret në konsultim me Parlamentin Europian, që është kundër kriterit të përqindjes së azikërkuesve për pezullimin e lëvizjes së lirë.

“ Është e rëndësishme, që ne të kemi kritere konkrete në rastin që mund të vendoset rivendosja e përkohshme e regjimit të vizave, në mënyrë që të evitojmë vendime arbitrare. Ka patur qëndrimet të ndryshme nga shtete anëtare mbi këtë, por sot arritëm një kompromis, që shtetet anëtare do ta diskutojnë me Parlamentin Europian. Parlamenti do që të sigurohet se nuk do të ketë abuzime dhe se këto kritere nuk do të përdoren për motive të tjera. Presidenca daneze do të negociojë për këtë me Parlamentin dhe kam besim, se do të arrijmë një marrëveshje. Por edhe Parlamenti e kupton, se nëse ne duam që t'ia shtrijmë mundësinë e heqjes së vizave vendeve të tjera, ne na nevojitet një mekanizëm i tillë për të ruajtur kredibilitetin e sistemit”, u shpreh komisionerja Malmström.

Komisionerja Cecilia Malmström ka konfirmuar se vendimi përfundimtar për rivendosjen e përkohshme të vizave për vendet që abuzojnë me lëvizjen e lirë do të merret gjatë presidencës daneze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›