E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika-Sukaj në fokusin e Realit të Madridit

Dy futbollistët e Vllaznisë, Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj, do të vëzhgohen sot gjatë finales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, nga një emisar i posacëm i Realit të Madridit dhe i dërguar special i drejtorit sportiv të kampiones së Spanjës, Pedrag Mijatovic. Mesfushori Gilman Lika është thirrur nga trajneri Ari Han për të qenë pjesë e grumbullimi të përfaqësueses në Reutlingen të Gjermanisë dhe miqësoren me Poloninë, më 27 maj.
Sulmuesi Xhevair Sukaj është golashënuesi më i mirë i ekipit Shpresa në eliminatoret e Kampionatit Europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›