E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi: “Ndeshja me Interin, porta për Kupën UEFA”

Lacio pas rezultatit 0-0 të ndeshjes së parë në "Meazza" kërkon finalen e Kupës së Italisë edhe pse e di se ka të bëjë me kampionen e Serisë A, Interin. Trajneri Delio Rosi bëri publike listën e tij, ku midis tyre figurojnë edhe shqiptari Igli Tare e kosovari Valon Behrami. "Është një impenjim i rëndisishëm për gjetur portën e Europës, kualifikueset e Kupës UEFA", - tha trajneri Delio Rosi. "Do të gjendemi përballë një Interi, që do të hedhë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme, një skuadër kampionësh", - theksoi tekniku laciak në konferencën për shtyp. "Për ta kaluar duhet të bëjmë një ndeshje përfekte në të gjitha repartet. Lacio për të luajtur mirë dhe fituar nuk duhet të lejojë një lojë taktike, ashtu si mund të luajë Interi, për shkak të eksperiencës dhe lojtarëve kampionë që janë në gjendje të vendosin edhe fatin e ndeshjes". Sipas trajnerit bardhekaltër, Interi mund të marrë rezultatin maksimal me minimumin e sforcimit. "Lacio duhet të luajë në ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes". Delio Rosi është i bindur për një gjë. "Nuk besoj se ndeshja do të mbyllet sërish 0-0, me kohë shtese dhe gjuajtje penalltish".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›