E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kigan: “Brenda Premiership ka dy kampionate”

Edhe pse të gjithë e shohin kampionatin anglez si më argëtuesin në botë, për trajnerin e Njukasëllit, Kevin Kigan, Premieship është i mërzitshëm. Ish-trajneri i Kombëtares angleze pohon se predominimi i Celsit, Mancester Junaitid, Arsenalit dhe Liverpulit është shumë i dukshëm. "Në Angli janë dy kampionate, një për katër skuadrat e para, dhe një për të tjerat", - tha Kigan. "Me 3-4 lojtarë mund të provojmë të fitojmë kampionatin e dytë. Nuk dua të mërzis askënd, por katër skuadrat e para janë të paarritshme".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›