E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpiket roboti-portier, Gomezh vuan për gol

Quhet "Goalias" dhe është portieri i parë robot në botë. Para tij janë ndalur edhe disa nga kampionët e Bundesligës gjermane. I realizuar nga Insituti i Automatizimit të Universitetit të Shtutgardit, "Goalias" u testua nga qendërsulmuesi i njohur, Mario Gomezh, i cili u lodh jo pak për të futur topin në rrjetë. Roboti, i veshur si portier, është i pajisur me tre videokamera që llogarisin trajektoren e topit. Atij i nevojiten 4 të dhjetat e sekondës për të vendosur për pozicionin më të mirë për të pritur topin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›