Muzaka, test triditor me Nantën në Francë

Futbollisti i Partizanit, Gjergji Muzaka, autor i 9 golave gjatë këtij sezoni, është duke kryer nëj test me skuadrën franceze të kategorisë së dytë, Nantë. Mesfushori sulmues, i cili më parë është provuar edhe te Ajaksi i Amsterdamit, ka qenë më parë pjesë e Akademisë së Paris Sën Zhermenit, përpara se të nënshkruante kontratën me Partizanin në moshën 17-vjecare. Muzaka ka luatur për një gjysmë sezoni edhe me grekët e Iraklisit të Selanikut, teksa është testuar edhe me Venecian në Itali.