Lila akuzon Sulën dhe Dervishin

(www.albania-sport.com) - Mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, akuzoi deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, njëherësh edhe një nga sponsorët e Shkumbinit, se ai i ka bërë presion gjatë ndeshjes Shkumini-Tirana (1-0, java 21, Kategoria Superiore, 14 shkurt 2010). “Kam tetë vjet që luaj futboll, - tha Lila për “Sport Ekspres”, - dhe në mënyrë të përsëritur deputeti Sula më ka bërë presion. Kjo ka ndodhur qysh kur luaja me Besën”. Lila u godit me bërryl nga sulmuesi i Shkumbinit, Mustafaj (ky u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Jareci). Lila doli tej vijës anësore për t’u mjekuar dhe sipas futbollistit të Tiranës, ai u godit nda ndihmësi i trajnerit Përparim Daiu, Dervishi. “Do t’i kërkoj takim kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Patozi, pse jo dhe kryeministrit Berisha. Mos më merrni për të çmendur”, - pohoi 24-vjeçari Lila. Burimi: Albania-sport.comE Hene, 15 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili