E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patushi godet trajnerin Çekiçi

(ALBANIA SPORT) – Mesfushori i Kamzës, Saimir Patushi, dhe trajneri i Pogradecit,  Ylli Çekiçi, janë përfshirë në një konfrontim fizik midis njëri-tjetrit pas ndeshjes Kamza-Pogradeci (0-0, java 18, Kategoria e Parë, 14 shkurt 2010). Ish-futbollisti i Tiranës, Patushi, i ardhur te Kamza gjatë merkatos dimërore, goditi me kokë trajnerin Çekiçi, duke e gjakosur këtë të fundit. Në incident është përfshirë edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ndërsa ai i Partizanit, Paro Laçi, ndërhyri për ta qetësuar situatën. Kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi: “FSHF të marrë masa”. Burimi: Albania-sport.comE Hene, 15 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›