Vargje qe gelojne mes dallgeve
Ne vellimin poetik te kendshem qe lexohet me shume deshire Bisedoj me detin poetesha Flora Shakaj me vargjet mundohet te rroke jeten ne dinamiken e saj pa harruar asgje e pavaresisht se ne disa raste bie ne prozaizem. Autorja kerkon te njohe me mire dhe ta shijoje jeten ne cdo grimce te saj te thure endrra te bukura poetike e te sinqerta e te derdh djerse. Te ndihmoje sadopak edhe ne fatkeqesi e tu zbuse dhimbjet njerezore por dhe te ruaj fuqite e fundit te shpirtit per ti kenduar kenge e himne vitalitetit njerezor. Thelbi i vellimit me poezi te kesaj poete ne fakt eshte nje trajtim poetik i jetes perjetimeve brenda kufijve te gjendjes shpirterore.
Dashuruar me jeten jam
Dua mes njerezve te jem perhere
Ne vargjet e Flora Shakaj ndjehet edhedeshira e kembengulja per te arritur te pamunduren per te gjetur shtigje e hapesira te reja gjithmone qe e ardhmja e bukur te arrihet kur krijohen kushtet. Njeriu duhet te kete te qarte sipas poetes pikesynimin per te ardhmen ta shohe me mire rrugen nga do te ece ndaj ajo i ankohet edhe trendafilit qe e kenaq me aromen e kendshme
Ankohem se trendafili im
me shume dege e lule
dritaren nga shoh rrugen
me ka zene.
Autorja eshte e ndjeshme dhe e sinqerte per gjithcka e lejon veten ta marre zvarre nostalgjia e viteve por nuk e humb edhe orientimin per te ardhmen qe e pret. Emocionuese jane vargjet ku ndjehet malli per nenen. Keshtu Meraku i nenes mbulese per ty. Fli vogelush shtrihet e bashkohet me shqetesimin e te gjitheve per nje qellim ta besh hallin te vogel. Nje krijim prekes dhe i trishte e po aq mbreselenese eshte edhe poezia ku i thur himn gjyshit.
Mbetesh i shtrenjte si kujtim
nuk le ofiqe e grada
vec zemerbardhesine ndershmerine.
Flora Shakaj i gezohet pranveres si cdokush nga ne qe i sjell si dhurate te bukur nje rreze dielli petale a nje zog ulet mbi reren e zjarrte te plazhit e bisedon si mikeshe me detin dhe ky si shperblim u le ngjyre syve ia shnderron nga kafe ne blu i buzeqesh embelsisht nje gonxheje trendafili te sapocelur edhe pse gjembat xheloze nuk e lene te kepuse asgje. Autorja ne vargje mbetet ajo gjimnazistja e dikurshme qe sa here sheh capkenet flokarta merr krah jete dhe mediton
Nga stinet me njeriun me ngjani
Pranveren burimin e freskise
Zemermadhesia e saj ne vargje shtrihet edhe deri tek heroinat nderkombetare si kimistja Roza Luksemburgu per heroizmin e te ciles punetoret e burgosur mbajne 24 ore heshtje
ne 24 ore shoke ju bete shume
u kthye ne lufte heshtja.
Tek njeriu poetja Flora Shakaj nuk vlereson vetem bukurine fizike tek te tjeret ajo nuk vlereson pasurine si gjithcka por virtytet e larta njerezore bukurine shpirterore e morale intelektin dhe sjelljen e mire. Poetja eshte e shqetesuar per gjithcka qe u ndodh njerezve por kryesore eshte se shqetesimi i saj nuk kthehet ne fatalitet ne mjet qe te lidh duart e nuk te le te ecesh ne udhet e drejta te jetes. Sepse poetja eshte e ndergjegjshme nga qe jeta i ka te gjitha edhe suksesin edhe deshtimin edhe gazin edhe vdekjen edhe semundjen edhe hallin por njeriu duhet te jete optimist ne jete e te gjeje forca te medha te ngrihet mbi cdo gje te keqe qe ndodh e te kete moto kryesore ne jete dashurine dhe progresin. Ndaj poetja per njeriun si qenie njerezore nuk kursen asgje
Per gjithe njerezit per jeten
Thur mijera poezi
Kerkoj nga nje titull per to
Te gjitha i quaj lumturi
Lexon poezine e fundit Si optimiste te vellimit Bisedoj me detin te Flora Shakaj dhe ndjen se poetja nuk lodhet se shkruari per jeten edhe pse ajo nuk rrjedh gjithmone sic duam ne.
Here bie here ngrihem
duke u plagosur
diku qesh diku kendoj
Jam duke jetuar.
Dhe filozofia e te konceptuarit te jetes ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqijat e veta te con drejt suksesit.