E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorandum kundër krimit

Dogana, Administrata Tatimore dhe Policia e Kosovës, të enjten janë bashkuar në luftë kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal. Ata i bëri bashkë memorandumi i mirëkuptimit, ku përcaktohet mënyra e luftës kundër informalitetit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga MEF-i, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, ka thënë se të tri institucionet po fillojnë të veprojnë konkretisht, për të shmangur çdo aspekt të anashkalimit të atyre kompanive, të cilat përpiqen të mos e respektojnë ligjin për tatimet e brendshme, apo në kufi.

Qeveria e Kosovës ka vënë në rend të parë sundimin e ligjit, ka thënë Shala. Sipas tij, janë identifikuar mundësitë për ti mbledhur taksat që obliguesit nuk i paguajnë.

Ndërkaq, sipas Zenun Pajazitit, ministër i Punëve të Brendshme, me këtë memorandum formalizohet partneriteti i brendshëm në luftimin e ekonomisë joformale. Ai ka thënë se edhe më herët ka pasur partneritet edhe bashkëpunim, pasi që policia ka dhënë mbështetje në forcimin e doganave dhe menaxhimi i integruar i kufirit. Kjo është nën frymën e rekomandimeve që dalin nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, është shprehur Pajaziti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›