Van Basten legjendë, Van Gaal diktator

Reprezentuesi suedez është i njohur për polemika, kurse tani ka bërë të ditur se nuk kishte marrëdhënie të mira me Van Gaalin, i cili së fundmi u bllokua nga emërimi në postin e drejtorit të gjigantit holandez.
“Van Gaal është një diktator, pa pikë sensi për humor”, tha Ibrahimoviç për Algemeen Dagblad. “Një ditë ai më kishte thënë se duhet të mendojë më tepër për ekipin. Kurse, Van Basten më tha të kundërtën. I kam thënë Van Gaalit: ‘Kë duhet ta dëgjoj? Louis van Gaalin, apo legjendën?’ Nuk mendoj se i pëlqeu kjo”, shtoi ai.
Ibrahimoviç konfirmoi admirimin e tij për Van Bastelin.
“Ende më kujtohet hera e parë kur e kam parë. Isha në zhveshtoren e Ajaxit. Ai ishte aty duke punuar rreth pajisjes me licencën e trajnerit. Në momentin kur më kaloi pranë, nuk dija çka t’i them. Sa isha në Ajax, e njoha më mirë. Ai është njeri i mirë, sulmues i vërtetë”, përfundoi Ibrahimoviç.