E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Luftë pa kompromis ndaj krimit

Nishani iu përgjigj sot interesimit të medias për analizën e operacionit lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti disa ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën katër punonjës të Policisë së Shtetit.
"Çdo veprimtari ka analizën e saj  për atë së cilat mund të jenë ato elemente që mund të përmirësojnë më tej punën e Policisë së Shtetit”, tha ministri i Brendshëm.

 "Natyrisht,  misioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Dajti,  ishte i vështrirë. Rënia në krye të detyrës e katër, Dëshmorëve të Atdheut,  ka qenë moment shumë i dhimbshëm.  Por, mos  harrojmë që Policia e Shtetit është dhe do të jetë gjithmonë në luftë kundër krimit dhe krimineleve. Në luftë ka shumë beteja dhe në betejë ka edhe të rënë, "tha Nishani.  Ai garantoi se siguria dhe rendi për publikun është obligimi më i madh i Policisë së Shtetit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›