E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, ai që frikëson Tiranën

Tirana-Teuta do të jetë një sfidë e veçantë jo vetëm se mund të ndryshojë tabelën e renditjes, por edhe për teknikun e durrsakëve Sulejman Starova.

Ky i fundit ka qenë dy herë trajner i bardhebluve dhe nuk është larguar ashtu siç e meritonte. Por sot ky trajner do të provojë t’i prishë planet Tiranës, gjë e cila do t’i jepte vërtet një kënaqësi të veçantë, ndoshta baras me atë që të dhuron një “hakmarrje”.

Starova është një nga trajnerët që e njohin më mirë Tiranën, ndaj e ka më të lehtë të identifikojë pikat e dobëta të saj, të cilat mund t’i shërbejnë skuadrës së tij për të arritur qëllimin.

Kësaj i druhen edhe në kampin bardheblu, ku ndër të tjera do të mungojnë Nallbani, Mukaj dhe Agolli, ndërsa Memelli mund të aktivizohet nga stoli. Trajneri Slishkoviç duket se ka ndërmend t’ju besojë disa futbollistëve të rinj.  

 



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›