Rustemi, “braziliani” shqiptar në “Babiloninë” e Qipros Të hënën Alkin e Hidit dhe Rustemit e pret një përballje tjetër është edhe më e vështirë, pasi është kundër një rivali direkt për mesin e artë të kampionatit ishullor, Dhoksa Katopia

Blerim Rustemi ishte protagonist në fitoren 3-1 të Alki Larnakës kundër APEP në javën e 10 të kampionatit qipriot, takim ku shënoi edhe golin e tij të parë sezonal. Së bashku me Isli Hidin, portierin e Alkit ndan thuajse gjithçka, teksa janë bashkërisht të gatshëm përpara një laptopi, për të nisur një bisedë online me portalin sportiv shqiptar, Albania-sport.com.
Të shtunen, Alkin e pret një përballje tjetër është edhe më e vështirë, pasi është kundër një rivali direkt për mesin e artë të kampionatit ishullor, Dhoksa Katopias. “Po, është më të vërtetë një ndeshje e fortë, - tha mbrojtësi Blerim Rrustemi për “Albania-sport.com”, - por do Zoti, e fitojmë. Me një barazim edhe mund të jemi të kënaqur, pasi i lëmë poshtë nesh sërish ata”.
Mbrojtësi i Kombëtares e një ndër të preferuarit së fundi të ish-trajnerit kroat, Oto Bariç, flet edhe për golin e tij të parë në kampionatin qipriot. “Ishte një gol, që do ta mbaj mend, jo se ishte i pari në Qipro, por nga një distancë prej 28 metrash. Nga ato që shënon zakonisht Klodian Duro”.
Pas ndeshjes drejtuesit e Alkit, përfshirë dhe presidentin e uruan si Rrustemin, por dhe portierin e Kombëtares shqiptare, Isli Hidi, i pranishëm në bisedë. Hidi: “Tani jemi duke bërë ndeshje të mira, jemi lidhur si ekip. Nuk jemi si në fillim të kampionatit”.
Rustemi është ndër të vetmit lojtarë shqiptarë, që ka luajtur në Brazil. “Te Alki janë tre futbollistë brazilianë e pesë portugezë, por dhe dy nga brazilianët kanë pasaporte portugeze. Blerimi merret vesh shumë mirë me ta, e di shumë mirë gjuhën portugeze”, - shton Hidi.
Por, sa i vështirë është kundërshtari Dhoksa Katopias? “I kam parë në dy dy ndeshje, kundër Omonias së Klodian Duros dhe me një ekip tjetër. Janë vërtet ekipi i mirë. Llogarite, kanë 17 futbollistë portugezë në grup. Vetëm portugezë e brazilianë ka këtu”, - thotë Hidi.
Isli pas aventurës në Ukrainë ke Krivbasin, thotë se është ambientuar plotësisht në ishull. “Si çdo fillim ishte vështirë, por tani jemi ambientuar. Mbi të gjitha këtu koha është klas fare, është ngrohtë”, - përfundon Hidi, një nga pesë lojtaret shqiptarë që luan këtë sezon në Qipro, duke përfshirë edhe Klodian Duron (Omonia), Arjan Beqajn
E Premte, 28 Nentor 2008