Erjon Bogdani, doktori i Serisë A

Në fakt, në Serinë A futbollistët e diplomuar janë aq të paktë, sa mund të numërohen me gishtat e duarve. Madje, njëri prej atyre që mban titullin “doktor” (kështu thirren në Itali të gjithë intelektualët, jo thjesht ata që kanë profesionin mjek), është edhe Bogdani.
Deri më tani, kuqeziu ishte i vetmi futbollist aktiv në elitën e futbollit që kishte marrë diplomën universitare (në Ekonomik). Por, primati “u prish” nga mbrojtësi i Leçes, Gulielmo Stendardo, që gjatë ditës së djeshme u diplomua si jurist.
“Gazzetta dello Sport” krahasonte me ironi: “Numri i lojtarëve të diplomuar as që nuk mund të krahasohet me numrin e futbollistëve që ka në dispozicion Murinjo tek Interi. Në Itali, disa dhjetëra sportistë regjistrohen në universitet, por shumë pak arrijnë ta përfundojnë”.