E Diel, 1 Nëntor 2026

Lind në shpejtësinë 300 km/h, fiton udhëtimet gratis

 

Një vogëlushe ka lindur në shpejtësinë 300 km/h, ndërsa nëna e saj po udhëtonte me trenin e shpejtësisë, Tgv, që lidh Parisin me Brukselin. Lindja ka ndodhur pa probleme. Presidenti i kompanisë hekurudhore, “Thalys”, Olivier Poitrenaud, i ka dhuruar vogëlushes një kartë udhëtimi falas për të gjithë jetën. Ky ishte rasti i parë i këtij lloji në linjës Paris-Bruksel, që ka nisur punën që në vitin 1996. Dy mjekë dhe dy infermiere që ishin në tren, i janë përgjigjur thirrjes së drejtuesit të ekipit të udhëtimit në momentin që gruas i kanë nisur dhimbjet e lindjes. Vogëlushja ka ardhur në dritë pas gjysmë ore përpjekjesh në orën 13:00, kur treni sapo kishte mbërritur në stacionin e  kryeqytetit belg, ku po e prisnin ndërhyrja e shpejtë mjekësore. Nëna e re po udhëtonte për Kolonia, në Gjermani, e shoqëruar nga dy fëmijët e tjerë të saj, dy dhe tre vjeç. Nëna dhe vajza janë shumë mirë dhe janë shtruar për disa ditë kontrolli në spitalin e Brukselit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›