E Diel, 1 Nëntor 2026

Test lakmusi për EvropënNga Norbert RütscheMë 28 qershor, kur Shqipëria, ky vend i Ballkanit, do të shkojë në votime, BE do interesohet para së gjithash për një gjë: A do jenë zgjedhjet e këtij vendi që aspiron BE të lira dhe të ndershme apo jo? Zgj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Test lakmusi për EvropënNga Norbert Rütsche

Më 28 qershor, kur Shqipëria, ky vend i Ballkanit, do të shkojë në votime, BE do interesohet para së gjithash për një gjë: A do jenë zgjedhjet e këtij vendi që aspiron BE të lira dhe të ndershme apo jo?

Zgjedhjet janë për Shqipërinë një test lakmusi për në Evropë.

Helmut Lohan, ambasador i Komisionit Evropian në Tiranë, flet për një “provim të rëndësishëm për qeverinë dhe për politikën shqiptare”.

Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1991, Shqipëria nuk ka qenë në gjendje që të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standardeve ndërkombëtare - në vend të kësaj dhuna dhe parregullsitë kanë turbulluar panoramën.

Edhe kësaj here në pritje të zgjedhjeve është vrarë një deputet dhe një aktivist.

Sfida e hapur

Rreth 3.1 milionë shqiptare e shqiptarë kanë të drejtën që të votojnë për parlamentin me 140 anëtarë. Ata mund të zgjedhin mes 4 mijë kandidatëve që përfaqësojnë 39 parti dhe koalicione.

Anketa të pavarura parazgjedhore nuk ka - gara është krejtësisht e hapur. Kush do të votojë, duhet të ketë një pasaportë të vlefshme ose duhet të paraqesë kartën e re të identitetit, shpërndarë së fundmi.

Opozita dyshon se qeveria e ka shtyrë shpërndarjen e mjeteve të identifikimit dhe ka penguar në këtë mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje dhjetëra-mijëra persona.

Shqipëria, e cila që prej vitit 1990 u shkëput nga një diktaturë komuniste staliniste dhjetëravjeçare, që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 qeveriset nga një koalicion i qendrës së djathtë nën drejtimin e kryeministrit, Sali Berisha.

Berisha, themelues dhe deri më tani kryetari i Partisë Demokratike, ka kontribuar në mënyrë decizive në rrëzimin e regjimit komunist dhe që prej vitit 1992 deri në vitin 1997 ka qenë presidenti i parë i shtetit, i zgjedhur në mënyrë të lirë.

Socialistët - me prejardhje prej Partisë së Punës të komunistëve të dikurshëm - pas humbjes në zgjedhje nisën të rimëkëmben dhe kanë zgjedhur kryetar kryebashkiakun popullor të Tiranës. Artisti e ka kthyer Tiranën gri dhe kaotike në një metropol në lulëzim dhe kjo e ka bërë atë të njohur jashtë kufijve të vendit.

Rezultatet më domethënëse të periudhës qeverisëse katërvjeçare të Sali Berishës janë nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO i Shqipërisë në nisje të prillit: “Kjo është arritja më e madhe e vendit tim pas pavarësisë”, - shpalli me krenari kryeministri në këtë gazetë.

Nisur nga ky sukses, qeveria i dorëzoi presidencës çeke të BE kërkesën për anëtarësim, edhe pse shumica e vendeve të BE ishin shprehur qartësisht kundër kërkesës për anëtarësim.

Ata nuk e vlerësojnë Shqipërinë si një vend që është në gjendje për të hyrë në BE - vendi duhet të luftojë akoma shumë me korrupsionin dhe mangësitë në shtetin e së drejtës.

* Materiali është botuar në revistën gjermane “Das Parlament”, botim i parlamentit gjerman

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›