E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, ditëlindje milionere për princin Herri

 

Djali i dytë nga martesa e Princeshës Diana dhe Princ Karlit,  Herri mbushi 25 vjeç dhe kaloi një ditëlindje, që mund të quhet me plot gojën, milionere. Me të mbushur këtë moshë, princi Herri trashëgoi nëntë milionë sterlina (mbi 10 milionë euro), të lëna nga nëna e tij e ndjerë, Diana. Trashëgimia personale e princeshës ishte 21 milionë sterlina (24 milionë euro), kryesisht të përftuara nga divorci i saj me princin Karl në vitin 1996. Pas derdhjes së 8 milionë sterlinave për të drejtat e ndarjes, pjesa tjetër, 13 milionë sterlina, u ndanë në mënyrë të barabartë për fëmijët Uilliam dhe Herri. 12 vite më vonë 6,5 milionë sterlina, megjithë krizën financiare u rivlerësuan dhe kështu djemtë do të marrin nga 9 milionë sterlina. Të dy fëmijëve u është ndaluar të shpenzojnë paratë derisa të mbushin 30 vjeç. Por me të mbushur 25, kanë të drejtë të gëzojnë interesat e shumës së depozituar. Kështu, sipas “The Sun”, Herri do të ketë çdo vit rreth 340 mijë euro në xhep.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›