Qitja, në “luftë” me jugosllavët Shqipëria ka dominuar më kampionë Ballkani, duke koleksionuar medalje ekipore dhe individuale.

Rrjetet sociale:
Shqipëria ka dominuar më kampionë Ballkani, duke koleksionuar medalje ekipore dhe individuale. Disa nga emrat e bujshëm janë Sadik Kuçana, Niko Shtrepi, 2 herë kampion i Ballkanit, apo Diana Mata, po 2 herë, Enkelejda Shehu, Alqi Mustafaj ndërsa janë të panumërt ata që kanë marrë medalje argjendi dhe bronzi. “Jugosllavët dhe bullgarët kishin qitës të fortë, por ne shpesh në konkurrime individuale i linim pas, sidomos në qitjen me pushkë për meshkuj e pistoletë për femra. Edhe Rumunia ka pasur shkollë të mirë qitjeje, ndërkohë që nuk bëhej fjalë fare për grekët e turqit, që sot janë rritur shumë”, - thotë Mikerezi, një njeri që gjithë jetën e tij e ka të lidhur me sportin e qitjes, edhe si sportist, por më së shumti si trajner i ekipit Kombëtar të qitjes (1980-1984) për pushkë për të rinj e të rritur. “Kam marrë pjesë si trajner në disa evenimente dhe më të vërtetë jam ndier krenar. Kam qenë i pranishëm kur ka dalë kampione Emanuela Kola në Rumani në vitin 1984”, - thekson Mikerezi, i cili ka kryer rolin edhe të kryetarit të Sporteve të Rënda.
Rusi-Kinë, dueli i madh ne Tirane
Qitja në botë është e zhvilluar dhe tashmë ekziston një “luftë” në distancë dhe garë e jashtëzakonshme në poligon midis dy superfuqive të këtij sporti, Rusisë dhe Kinës. Nivel të lartë kanë Bullgaria, Rumania, Serbia dhe janë rritur edhe Italia e Turqia. “Turqit dikur nuk i llogarisnim, por tashmë kanë sportistë cilësorë. Shkollat ruse dhe kineze kanë pasur ndikim edhe në sportin shqiptar. Rusët kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë Ballkanin. Shkolla ruse ka qenë më e përparuara, më cilësorja në botë. Kinezët kanë ardhur pas prishjes me Rusinë, por ndryshe nga rusët që erdhën vetëm për të dhënë eksperiencë e tyre kohë pas kohe, kinezët sollën specialistë që jetuan këtu. Madje sollën trajnerë, armatime. Një nga këta ishte Li Pe Lini, një kampion bote”, - thotë Mikerezi.
Numri i klikimeve - 204
E Marte, 03 Nentor 2009