Lindje - Perëndim - Lindje konkuron në TIFF
Pas premierës së shfaqur në Tiranë pak ditë më parë në Kinema Millenium që numëroi një numër të madh spektatorësh, filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani “Lindje-Perëndim-Lindje” ka mbushur edhe sallën e Teatrit Kombëtar, si një nga filmat konkurues në kategorinë e filmit të gjatë në Tirana Film Festival. Dita e tretë e Edicionit të shtatë të Tirana Film Festival duket se i ka sjellë pamjen e vërtetë të festivalit këtij edicioni të nisur me një premierë të suksesshme “Muaj Mjalti” të Goran Paskaljevic për të vijuar me filma të tjerë të kinemasë botërore që shfaqen falas për publikun e kryeqytetit në Teatrin Kombëtar.
Në kategorinë e filmit të gjatë erdhi në këtë festival edhe filmi sirian “Një grua nga Damasku”, e regjisores Diana El Jeiroudi, që mbështetur në historinë e balerinës së famshme amerikane Barbie, përcolli për publikun jetën e sirianes Manal. Ajo përpiqet që brenda një familjeje tradicionale në Damask të verë në peshore qënien e saj nënë dhe ëndrrën për t’u kthyer në një forcë punëtore. Të Bijaj e saj ndërkaq në këtë realitet të nënës së tyre mahniten çdo ditë e më shumë nga kukulla mahnitëse arabe që shohin çdo ditë në Televizor, Fulla.
Sonte konkurojnë 10 filma të shkurtër, dhe dy filma në kategorinë e filmit të gjatë, ndër të cileë Kostandini dhe Elena i rumunit Andrei Daskaleskut, dhe filmi turko-hollandez “Një burrë mbi urë”. Në programin special të festivalit do të shfaqen në Teatrin Kombëtar filmat” Pamje nga Kulla Eiffel” i Nikola Vikcevic dhe Inglourious Bastards (Bastarde pa lavdi) i Quentin Tarantinos.