Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2009
Lajmin e ka bërë zyrtar revista “France Football”. Futbollisti argjentinas që luan me Barcelona është renditur i pari me 473 vota, 240 më shumë se ndjekësi më i afërt Cristiano Ronaldo. Përzgjedhja që zhvillohet prej vitit 1956 ka bërë Messi më të votuarin e të gjitha kohërave ku votues janë gazetarët. Lionel Messi është futbollisti i parë argjentinas që fiton Topin e Artë. Ndërkohë mes dhjetë më të mirëve janë 4 lojtarë të Barcelona. Për bastexhinjtë Messi do të bëjë të tijin edhe Fifa World Player.
Lionel Messi, 22 vjeç, një nga shtyllat e Barcelona dhe përfaqësueses së Argjentinës është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. E nisi në moshën 5 vjeçare dhe në vitin 1995 River Plate shfaqi interes për të por nuk pati mundësinë të përballonte 900 dollarët në muaj për trajtimin e tij pasi vuante nga mungesa e hormonit të rritjes. Ky ishte rasti më i mirë dhe Barcelona e mori në Spanjë. Sot Lionel Messi është më i paguari në botë nga futbollistët pasi ka një pagë vjetore 10 milionë e gjysmë euro. Messi ka fituar çdo gjë në Spanjë me Barcelona ku po zhvillon sezonin e gjashtë me ekipin e parë pa harruar këto dy Champions League. Për ti’a shkëputur Barca duhen jo pak por 250 milionë pasi kontrata e tij përfundon në 2016. Sulmuesit trupvogël dhe të shkathët i nevojitet një trofe më shumë se të tjerët, Kupa e Botës që mungon prej gati 24 vjetësh në Argjentinë.