E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pronat, pengese per bizneset"

Regjistrimi i prones eshte bere prej kohesh nje pengese per investimet vendase dhe te huaja ne vend. Gjate nje takimi me investitore qe kryeministri Berisha zhvilloi pak jave me pare, vonesat ne regjistrimin e pronave u deklaruan edhe si nje nga ceshtjet qe pengonte investitoret. Nga ana e tij ne kete takim, kryeministri Berisha theksoi se po beheshin te gjitha perpjekjet per realizimin sa me te shpejte te reformes ne pronesi. Kryeministri Berisha ne kete kuader permendi edhe nismen e marr nga qeveria per verifikimin e cdo prone te regjistruar ne vend, ne menyre qe te viheshin ne vend edhe abuzimet qe mund te kene ndodhur me kete proces. Aktualisht ka nisur zbatimin e ligjit per verifikimin e titujve te pronesise, i cili ka si detyre verifikimin e te gjithe pronave ne vend dhe kryesisht atyre te dhena me ane te ligjit 7501. Kreu i qeverise ka theksuar se reforma ne sistemin e pronesise eshte nga reformat me te komplikuara per qeverine, duke u nisur edhe nga problemet e medha te mbartura ne vite, per sa i perket kesaj reforme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›