E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan rigjeneron karrierën

Nuk është aspak dakord me dështimin dhe për këtë gjithnjë ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes, me apo pa dashje. Vorbulla e thashethemeve e ka marrë pas vetes kohët e fundit, sidomos për lidhjen e saj jo të zakonshme dhe duke thyer në këtë mënyrë edhe ligjet e natyrës martesore. Fjala është për aktoren Lindsay Lohan, e cila ka ditur të gjejë dashurinë e saj tek ndjenjat e një femre që di të luajë me muzikën, një dixhej. Një lidhje lesbike i ka dhënë famën që tek aktrimi ndoshta nuk mundi ta merrte. Ndërkohë që tentativat nuk mungojnë nga ana e biondinës Lohan, e cila kësaj here duket sikur e ka marrë me më shumë seriozitet. Një bashkëpunim me një ndër aktorët e njohur për realizimin e një prodhimi kinematografik.

Mediat amerikane kanë bërë të ditur se aktorja Lindsay Lohan dhe ylli i njohur, Sean Penn, janë duke ndërmarrë një projekt të ri për të bërë një film të përbashkët.

Aktorja e filmit “Mean girls” vitet e fundit është shfaqur në disa filma të dështuar, ndërsa kohët e fundit është shndërruar në një prej emrave më “të famshëm” me ndërmjetësinë e romancës së saj lesbike me DJ Samantha Ronson.

Duke hedhur një vështrim të shpejtë në dështimet e saj të fundit, aktorja dëshiron ta rigjallërojë karrierën e saj, duke luajtur në një film përkrah legjendës hollivudiane, Sean Penn. “Lindsay dhe Sean kanë biseduar për të bërë një film të përbashkët. Dukej se aktores Lindsay i pëlqente shumë kjo ide”, - është shprehur një burim në “PageSix magazine”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›