E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsi Lohan dënohet me tre muaj burg



Lindsi Lohan do të qëndrojë tre muaj prapa hekurave, pas dënimit të shqiptuar nga Gjykata e Lartë në Beverli Hills, Kaliforni.
Aktorja është dënuar me burg për shkak të mosveprimit në përputhje me periudhën e rehabilitimit që i ishte kërkuar pas shpalljes fajtore për dhënien e automjetit nën ndikimin e alkoolit. 24-vjeçarja e ka pranuar dënimin e mbushur me lot në sy dhe ishte zotuar se do sillej mirë, por kjo nuk ka ndikuar në vendimin e gjykatësit. Ajo po ashtu është urdhëruar të ndjekë për 90 ditë një program edukativ për abuzimin me substanca. Lohan tashmë e mësuar me ndëshkimet, nuk shprehet pesimiste, por mendon se edhe kjo eksperiencë do t’i shërbejë në të ardhmen për t’u përmirësuar.

Sheril Kol

Këngëtarja infektohet me malarie

Gjendja e yllit të muzikës britanike, Sheril Kol, është më serioze se ç’ishte menduar, pasi një zëdhënës i saj ka konfirmuar se këngëtarja është shtruar në spital dhe po trajtohet për infektim me malaria. Këngëtarja e grupit “Girls Aloud” u ndje keq gjatë një seance fotografish në Londër, ndërsa arsyeja prapa kolapsit është një pickim i një mushkonje në Tanzani, që e infektoi yllin britanik me malaria. Ajo qëndroi në Tanzani për pushime së bashku me valltarin Derek Hjug. “Sheril Kol është aktualisht në spital dhe po trajtohet për malaria”, konfirmoi një zëdhënës për “Sky News”.

8 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›