Linja Vlorë - Brindisi prej 5 ditësh e bllokuar mungojnë tragetet
VLORË- Prej 5 ditësh linja detare Vlorë-Brindisi është e bllokuar për shkak të mungesës së trageteve.
Burime zyrtare të Kapitenerisë së Portit të Vlorës thanë se dy tragetet që funksionojnë në këtë linjë dhe që u përkasin kompanive “Red Star” dhe “Joan Spiris” nuk kanë bërë asnjë njoftim paraprak për këtë situatë, ndërkohë që ekuipazhet e tyre nuk deklarojnë as vendndodhjen.
Sipas tyre, në bazë të ligjit, kompanitë duhet të bëjnë njoftimin paraprak për tërheqjen e trageteve nga linja dhe duhet të marrin masa për zëvendësimin e tyre me mjete të tjera, gjë që në realitet nuk ka ndodhur.
Në këto kushte, autoritetet portuale shprehen se do të aplikojnë sanksionet që parashikon ligji në raste të tilla, ku përfshihen gjobat dhe masa të tjera, ndërkohë që u bënë thirrje subjekteve të interesuara për të nisur aktivitetin në këtë linjë detare.
Ndërkohë, personat që udhëtojnë me këtë linjë si dhe subjektet që kryejnë aktivitet transporti dhe import- eksport të mallrave me vendin fqinj, janë të detyruar të shfrytëzojnë linjat detare nga porti i Durrësit.
(e.m/ata/BalkanWeb)