E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Monopolet e qeverisë, stimuluan rritjen e cmimeve

TIRANE- Partia Socialiste akuzon qeverinë se nëpërmjet monopoleve që ka vendosur në treg ka stimuluar rritjen e cmimeve që po godet të gjithë shqiptarët. Sekretari për ekonominë në selinë rozë Ervin Bushati ka deklaruar se varfëria në Shqipëri është rritur dhe rezulton 4 herë më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

"Të ushqyerit është problem në Shqipëri sepse ne jemi katër herë më të varfër se mesatarja e BE (Eurostat). Qeveria është shkaktare e situatës së rënduar. Ajo bllokon funksionimin e një tregu të lirë duke ndihmuar dhe kontrolluar biznese monopol. Në studimin e fundit të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, Shqipëria renditet në vendin e 109/139 në botë përsa i përket monopoleve. Janë pikërisht këto monopole të qeveritarëve që ruajnë çmimet e larta në treg të ushqimeve sot.”- deklaroi sot Bushati.

Sipas tij “Shqiptarët janë tashmë të dëmtuar rëndë nga ngritja e çmimeve në ushqime, në ilaçe, në energji, në karburante etj dhe shkaktarë të kësaj situate të rëndë nuk janë as familjet e as tregtarët, të cilët veprojnë ashtu si kanë vepruar gjithmonë. “Fajin e ka një dorë qeverisëse dhe jo mijëra aktivitete të ndershme private në treg.”- nënvizoi Bushati.

Selia rozë ka përsëritur akuzën për manipulim me shifrat, gjë që sipas Bushatit duket te inflacioni, treguesi që mat koston e juetesës dhe që ka mbetur i njëjtë pavarësisht rritjes së cmimeve.

Ndërkohë deputetja socialiste, Shega Ligori, në një dalje tjetër publike, ftoi sot edhe njëherë të gjitha gratë që më 8 mars t'i bashkohen protestës kundër qeverisë Berisha. Zonja Ligori tha se me 8 mars do te protestohet për 30 jetët e humbura që sot kërkojnë drejtësi.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Monopolet e qeverisë, stimuluan rritjen e cmimeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›