E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, makina del nga rruga, dy të plagosur rëndë

KORÇE-Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Korçë- Bilisht mëngjesin e sotëm.
Automjeti me targa Korce 9150 B po udhëtonte drejt Bilishtit kur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Çifligut ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e udhëtarëve të automjetit.

Policia konfirmon se të plagosurit janë Andrea Memli 28 vjec dhe Ylli Hysi 50 vjec, të cilët janë dëguar në spitalin e Korçës në gjëndje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve nga policia aksidenti ka ndodhur si pasojë çarjes së njërës prej gomave të automjetit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›